Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Drini pranė shpėrthimit, prurjet nė kulm

Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-12-2010
Ministria e Ekonomisė paralajmėroi dje situata emergjence dhe pėrmbytje tė mundshme nė ultėsirėn veriore tė Shqipėrisė si pasojė e prurjeve tė stėrmėdha tė ujit nė lumenjtė Drin dhe Mat, si dhe rritjes sė jashtėzakonshme tė niveleve tė ujit nė liqenet e hidrocentraleve. Moti i pazakontė i ngrohtė nė zonat e larta tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė ka sjellė shkrirjen e dėborės. Shoqėruar kjo me reshjet e shumta tė shiut gjatė ditėve tė fundit, prurjet nė kaskadėn e Fierzės kanė qenė 1350 metra kub pėr sekondė, shifėr kjo qė ndodh shumė rrallė.

"Prurjet e ujėrave nė kaskadėn e Drinit kanė pėsuar rritje tė jashtėzakonshme gjatė gjithė natės sė datės 26 dhjetor, duke vazhduar ditėn e datės 27, pėr shkak tė shirave tė vazhdueshėm dhe shkrirjes sė dėborės nė zonat malore", deklaroi dje ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Dritan Prifti.

"Pėr shkak tė rritjes sė nivelit pranė kufijve tė lejuar dhe shmangien e katastrofave, nė pėrputhje me rregulloren mbi shkarkimin, nė mėngjesin e datės 27, nė orėn 09.10, janė hapur portat e shkarkimit nė HEC Koman dhe mė pas, nė orėn 11.20 janė hapur edhe portat e shkarkimit nė HEC Vau i Dejės, prej tė cilave po shkarkohen rreth 400m3/s", vijoi Prifti.

Fierza pushim

Prurjet anėsore nė hidrocentralin e Komanit, i cili mbledh ujėrat e shiut nė alpet shqiptare, janė aktualisht 1220 metra kub nė sekondė, ndėrsa hidrocentrali nuk ėshtė nė gjendje ta shpenzojė tė gjithė kėtė sasi pėr prodhim. Duke qenė se niveli i ujit nė kėtė liqen ėshtė aktualisht 174.5 metra mbi nivelin e detit nga 175 metra qė lejohet, Fierza ėshtė mbajtur e mbyllur. Por, edhe Fierza ka mbėrritur nė pikėn e ngopjes dhe ministria thotė se ėshtė ēėshtje orėsh para se ky hidrocentral tė vihet nė punė. Por, nė ēastin qė Fierza vihet nė punė, prurjet nė Koman e mė tej nė Vaun e Dejės, rriten, duke shtuar rrezikun e ēarjes sė digave mbrojtėse nė ultėsirat e Lezhės e Shkodrės.

"Megjithėse shkarkimi i ujėrave tė tepėrta ėshtė duke u kryer nė mėnyrėn mė graduale tė mundshme, duke pėrdorur nė maksimum prodhimin vendas, ngritja e temperaturave, reshjet e shumta nė rajon, parashikimi pėr vazhdimin e tyre nė ditėt e ardhshme dhe futja nė punė e HEC Fierzė, mund tė sjellė rritje tė konsiderueshme tė derdhjeve nė pjesėn fundore tė kaskadės sė Drinit", tha Prifti nė njė konferencė urgjente pėr shtyp.

Nė ditėt e ardhshme pritet qė prurjet nė pjesėn e poshtme tė Drinit tė mbėrrijnė nė 3-4 mijė metra kub ujė nė sekondė, sasi kjo qė mund tė shkaktojė pėrmbytje tė konsiderueshme.

Prodhimi

Shqipėria mund tė prodhojė energji elektrike mė shumė nga sa ka nevojė tė konsumojė, nė rast se edhe hidrocentrali i Fierzės vihet nė punė. Pėr kėtė arsye, ministria i ka sugjeruar Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes tė ndėrpresė importet.

"Pėr shkak tė rritjes sė nivelit nė HEC Fierzė, gjatė orėve tė ardhshme do tė duhet tė vihen nė funksionim agregatet e tjera nė kėtė hidrocentral, duke marrė kapacitetin e plotė prej tij", njoftoi Ministria e Ekonomisė. "Janė marrė masa pėr koordinimin me OSSH-nė pėr uljen e importit tė energjisė, e cila do tė kompensohet nga prodhimi vendas", vijon deklarata.

Situatė emergjence

Sipas ministrit, ėshtė ngritur grupi i punės pėr menaxhimin e emergjencave civile qė mund tė krijohen nga kjo situatė gjatė ditėve tė ardhshme.

"Pėr pėrballimin e situatės janė njoftuar kabineti i Kryeministrit, Ministria e Brendshme, Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, Ministria e Bujqėsisė e

Ushqimit, si edhe organet e pushtetit vendor pėr marrjen e masave nėse situata do sjellė fryrje tė mėtejshme tė lumit Drin, gjė qė mund tė sjellė edhe dalje tė Drinit nga shtrati", tha Prifti.

Thellimi i Drinit nė provė

Qeveria shqiptare investoi katėr vite mė parė pėr thellimin e shtratit tė lumit Drin, nė mėnyrė qė tė shmangte pėrmbytjet e tokave nė Tomorricė e breg tė Matit, tė cilat qenė pėrmbytur rregullisht pothuajse ēdo vit, duke rikthyer nė kėnetė njė nga zonat mė pjellore tė Shqipėrisė. Investimi mbaroi nė vitin 2006 dhe shmangu pėrmbytjet masive pėr disa vjet rresht. Por nė nėntor tė kėtij viti, pėrmbytjet nė Lezhė u rikthyen ndėrsa investimet e qeverisė dhe Bankės Botėrore pėr kanale kullimi nė kėtė zonė pritet tė vihen nė provė gjatė ditėve tė ardhshme.



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...