Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
- Lajmi...
Iran, dhunė dhe viktima
Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-19-2010
Dhunė dhe gjak nė Iran, nė ditėn e Ashures, festės fetare mė tė rėndėsishme pėr shiitėt. Pėr tė dytėn ditė radhazi, Teherani ėshtė kthyer nė teatrin e pėrplasjeve mes manifestuesve dhe policisė, madje sipas burimeve opozitare mė shumė se dhjetė persona kanė humbur jetėn nė kryeqytet dhe nė Tabriz. Policia kishte mohuar se kishte pasur viktima, por pasdite televizioni shtetėror iranian ka konfirmuar se pėrplasjet nė Teheran mes manifestuesve tė opozitės dhe forcave tė rendit ka shkaktuar disa dhjetėra tė vdekur e tė plagosur nga tė dyja palėt. Mes personave qė kanė humbur jetėn nė Teheran ėshtė edhe nipi i liderit reformator, Mir Hossein Mousavi. "Sot, nė mesditė, Sayed Ali Mousavi, nipi 35-vjeēar i Mir Hossein Mousavi, u godit nė zemėr pranė sheshit "Enghelab" dhe vdiq ndėrsa transportohej me urgjencė pėr nė spitalin "Ebnesina", ka raportuar "Parlemannews", sajti zyrtar i pakicės reformatore nė Parlamentin iranian. Mė vonė lajmi u konfirmua edhe nga njė prej kėshilltarėve tė Mousavit. Ndėrkaq, forcat e sigurisė, nga ana e tyre kanė mohuar gjithēka. "Nuk ka lajme pėr tė vdekur. Asnjė prej manifestuesve nuk ėshtė prekur", tha kreu i policisė sė Teheranit, Azizollah Rajabzadeh, cituar nga agjencia e lajmeve Isna. Por, televizioni iranian "Press tv" ka konfirmuar se tė paktėn katėr manifestues janė vrarė nė Teheran nga persona tė panjohur. Policia ka vazhduar tė mos pranojė asgjė dhe tė theksojė se milicitė e vendosura nė kryeqytet nuk janė tė pajisura mė armė zjarri. "Policia nuk ka goditur asnjė manifestues as nė Teheran dhe nė asnjė vend tjetėr", vazhdonte tė kėmbėngulte Azizollah Rajabzadeh. Njė dėshmitar ka treguar pėr BBC-nė se kishte parė njė makinė policie qė kishte shtypur njė manifestues.Mes viktimave nė kryeqytet ėshtė njė burrė i moshuar, i goditur nė ballė, qė mė pas ėshtė larguar nga manifestues tė tjerė. Mijėra persona tė bashkuar nė grupe tė vogla, u mblodhėn nė sheshin "Enghelab", nė qendėr tė kryeqytetit iranian, pavarėsisht pranisė sė forcave tė shumta tė sigurisė. Policia ka ndėrhyrė menjėherė, fillimisht me gaz lotsjellės, pėr tė shpėrndarė turmėn qė u ka vėnė flakėn kazanėve tė plehrave. Opozitarėt kundėr Ahmadinexhadit kishin paralajmėruar se do tė kishte manifestime nė vend pėrpara ceremonive tė festės sė Ashures. Herėt nė mėngjes, sajti Rahesabz kishte folur pėr goditje direkte tė policisė mbi turmėn e manifestuesve edhe pse ky lajm nuk ėshtė pranuar kurrsesi nga policia. Sipas tė tjera burimeve, manifestimit tė opozitės, mbėshtetėsit e Presidentit Ahmadinexhad iu pėrgjigjėn me njė kundėrmanifestim. Turma qė kishte zbritur nė shesh pėr tė festuar njė nga festat mė tė rėndėsishme fetare tė shiitėve, ka prononcuar slogane kundėr Presidentit, duke bėrtitur: "Vdekje diktatorit!". Ndėrkohė, nė Teheran ėshtė ndėrprerė krejtėsisht komunikimi me telefonat celularė. Edhe aksesi ndaj shumė faqeve tė internetit ėshtė bllokuar. Helikopterėt e policisė kanė kontrolluar vazhdimisht qytetin nga lart, ndėrsa lajmet pėr incidente, sidomos nė zonėn qendrore tė kryeqytetit, nuk kanė munguar gjatė gjithė ditės. Pėrplasje mes forcave tė rendit dhe opozitarėve janė zhvilluar edhe nė Isfahan, nė qendėr tė Iranit dhe nė Najafabad, qytetin e lindjes sė ajatollahut reformator, Hossein Ali Montazeri, qė vdiq pak ditė mė parė. Pėrleshjet kanė nisur nė vend pas zgjedhjeve tė 12 qershorit, qė zgjodhėn sėrish fitues Ahmadinexhadin. Ato u kundėrshtuan hapur nga opozita dhe mijėra protestues qė akuzonin regjimin pėr manipulim votash zbritėn nė shesh pėr tė protestuar. Nė manifestimet e ndryshme tė atyre ditėve vdiqėn tė paktėn 30 persona qė u vranė nga milicia Basij dhe pati mė shumė se njė mijė tė arrestuar, shumė prej tė cilėve vazhdojnė tė jenė akoma nė burg.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...