Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: "Serbia tė gjejė mėnyrėn pėr bashkėpunim me Kosovėn"
Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-19-2010
- Lajmi...
"Serbia tė gjejė mėnyrėn pėr bashkėpunim me Kosovėn"
Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-19-2010
Gazeta e pėrditshme serbe "Politika" zhvilloi ditėt e fundit njė intervistė me tė ngarkuarėn me punė tė ambasadės sė SHBA-sė nė Beograd, Xhenifer Brash, e cila iu pėrgjigj njė sėrė pyetjesh, mė kryesoret midis tė cilave kishin tė bėnin me marrėdhėniet dypalėshe dhe ēėshtjen e Kosovės. Mė poshtė po sjellim pjesėt mė kryesore tė kėsaj interviste.Si i konsideroni marrėdhėniet mes Serbisė dhe SHBA-sė?
Nėse gjatė disa viteve tė fundit kemi pasur marrėdhėnie tė tensionuara, ky nuk ėshtė shembulli i duhur, sepse bashkėpunimi ynė ekziston qė prej 128 vjetėsh. Kėto marrėdhėnie tė tensionuara janė mė shumė anomali sesa rregull nė marrėdhėniet tona.
Ēfarė konsideroni si shkaqe kryesore tė pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve mes shteteve tona?
Sė pari, duhet tu shpreh mirėnjohjen qeverisė dhe Presidentit Boris Tadiē, sepse, sikurse e dimė ne tė gjithė, viti 2008 ishte njė vit i rėndė pėr tė gjithė, por sidomos pėr marrėdhėniet mes Serbisė dhe SHBA-sė. Do tė desha tju kujtoja se ambasadės sonė, nė atė kohė, iu vu zjarri, se nė atė zjarr gjeti fund tragjik njė i ri, se ne u detyruam tė largonim familjet e diplomatėve amerikanė gjatė afro njė muaji. Pamjet e ambasadės amerikane, tė pėrfshirė nga zjarri, u panė nė tė gjithė botėn, ndėrsa patėm pėrsėri skena tė zymta. Nuk duhet tė harrojmė se kėto ngjarje kanė ndodhur vetėm para mė pak se dy vjetėsh. Kjo ėshtė arsyeja se pėrse i shpreh mirėnjohjen Presidentit Tadiē se nė atė periudhė, pavarėsisht nga tė gjitha emocionet e kėqija qė gjetėn shprehje tė theksuara nė atė kohė, ai arriti si individ, por edhe me koalicionin e vet, tė fitojė tri palė zgjedhje: presidencialet, parlamentaret dhe lokalet. Kjo ėshtė njė shprehje mirėnjohjeje kėtij njeriu, por edhe vizionit tė tij sesi duhet tė jetė Serbia.
Kur ėshtė fjala pėr shprehje mirėnjohjeje dikujt pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve mes Serbisė dhe SHBA-sė, ajo, nė radhė tė parė, i takon Presidentit Tadiē. Duhet ti shpreh mirėnjohjen edhe ish-ambasadorit amerikan nė Beograd, Kameron Manter, i cili, si njė profesionist i nivelit tė lartė tė Departamentit tė Shtetit, pavarėsisht nga vėshtirėsitė nė atė kohė tė rėndė, arriti tė bashkėpunojnė me forcat pėrkatėse nė Serbi, ta ngrejė nivelin e marrėdhėnieve dhe ti kthejė ato nė rrugėn e duhur. Po ashtu i shpreh mirėnjohjen personelit tė ambasadės, si amerikanėve, ashtu edhe serbėve, tė cilėt gjatė asaj kohe delikate vazhduan tė punonin pėr zhvillimin e marrėdhėnieve serbo-amerikane.
Si e konsideron SHBA Serbinė: si vend asnjanės apo anėtare tė NATO-s?
Natyrisht, kjo ėshtė njė ēėshtje, pėr tė cilėn i takon vetė Serbisė tė vendosė. Si njė vend anėtar i NATO-s dhe qė mbėshtet fuqishėm partneritetin transatlantik, duke pasur parasysh edhe treguesit rajonalė, konsiderojmė se anėtarėsimi i saj nė NATO do tė ishte diēka e mirė dhe ajo do tė kishte mjaft leverdi nga ai. Por, ky ėshtė vetėm mendimi ynė dhe ju duhet tė vendosni vetė sesi synoni ta pėrcaktoni strategjinė tuaj tė sigurisė nė tė ardhmen.
A mendoni se fakti qė Serbia ka dilema tė mėdha rreth anėtarėsimit nė NATO, do tė ndikonte negativisht nė marrėdhėniet tona?
Jo. Dua tė theksoj se ne mbėshtesim edhe aktivitetet e Serbisė drejt anėtarėsimit nė BE, edhe ato nė kuadrin e Programit tė Partneritetit pėr Paqe. Po e pėrsėris se, sa i pėrket anėtarėsimit nė NATO, ky ėshtė njė vendim qė i takon ta marrė vetė Serbia.
Megjithatė, nėse Serbia do tė dėshironte tė ruante asnjanėsinė?
Qeveria serbe duhet ta pėrcaktojė qartė se ēfarė nėnkupton me asnjanėsi. Unė vetė, personalisht ende nuk e kam tė qartė kėtė. Nga ana tjetėr, anėtarėsimi nė NATO sjell qartėsi, ofron njė koncept tė qartė dhe ky ėshtė zhvillimi i marrėdhėnieve shumėpalėshe.
Nė cilėn mėnyrė SHBA mbėshtet Serbinė nė rrugėn drejt BE-sė dhe ku do konsistojė ndikimi amerikan te partnerėt nė BE?
Ne nuk jemi vend anėtar i BE-sė dhe nuk pėrpiqemi tė ndikojmė te vendimet e partnerėve tanė europianė. Megjithatė, BE-ja ėshtė partnerja jonė mė e afėrt nė botė dhe, pėr ne, ka shumė rėndėsi se ēfarė mendon ajo (BE-ja) dhe, po ashtu, edhe pėr tė ka shumė rėndėsi se ēfarė qėndrimi mbajmė ne ndaj njė ēėshtjeje tė caktuar. Edhe BE-ja dhe SHBA konsiderojnė se Serbia duhet tė ndėrmarrė hapat e nevojshėm qė ti bashkohet BE-sė. Sigurisht, pėr kėtė duhet tė bėhet shumė punė, duhet tė merren plot vendime tė vėshtira, qė tė afirmohet mentaliteti se Serbia duhet tė zėrė vendin qė i takon nė BE. Deri tani janė bėrė disa hapa pozitivė: liberalizimi i vizave dhe Marrėveshja Tregtare Kalimtare qė ishin midis premtimeve qė bėri Tadiēi nė fushatėn e tij paraelektorale tė vitit 2008. Por, kjo nuk u arrit me lehtėsi, pati nevojė pėr shumė punė dhe mirėkuptim nga ana e partnerėve tanė europianė dhe serbė. Dhe ne treguam gatishmėrinė tonė qė tė mbėshtesnim, tė nxitnim dhe tė inkurajonim qė tė arrihej deri te ky qėllim.
A ka lidhje vizita e nėnpresidentit tė SHBA-sė, Xho Bajden, nė Serbi me hapat e shpejtė tė mėpasshėm drejt BE-sė?
Duke pasur parasysh se Serbinė gjatė 30 vjetėve tė fundit nuk e kishte vizituar asnjė zyrtar kaq i lartė i administratės amerikane, ky fakt qė tregoi pėr marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe politikėn e SHBA-sė kundrejt Serbisė, nuk mund tė kalonte pa u vėnė re. Mendoj se vizita e tij solli njė kthesė shumė tė rėndėsishme nė marrėdhėniet tona dhe ofroi njė shpresė tė re pėr njė bashkėpunim dypalėsh mė tė zhvilluar. Ne vazhduam tė punonim mbi bazėn e nismave qė paraqiti kėtu nėnpresidenti Bajden dhe, kam mendimin, se bashkėpunimi i ndėrsjellė do tė marrė shtytje tė reja, kur nė janar tė vitit tė ardhshėm tė fillojė detyrėn e vet ambasadorja e re e SHBA-sė nė Serbi, Meri Vorlik. Ambasadorja Vorlik ėshtė njė diplomate profesioniste e vlerėsuar dhe unė vetė jam shumė e nderuar qė ti uroj asaj mirėseardhjen.
A mund tė presim qė SHBA nuk do tė kėrkojė nga Serbia qė tė njohė Kosovėn dhe qė tė mos pėrkeqėsohen ēėshtjet, pėr tė cilat ne nuk pajtohemi, sikurse e vuri nė dukje nėnpresidenti Bajden gjatė vizitės sė tij tė fundit kėtu?
Ne nuk presim qė Serbia ta njohė Kosovėn. Por, natyrisht, ne presim qė Serbia tė gjejė mėnyrėn qė tė bashkėpunojė me autoritetet nė Prishtinė, nė mėnyrė qė tė gjejnė zgjidhje praktike problemet qė prekin si njėrin vend, ashtu edhe tjetrin.
A besoni te bisedime tė mundshme pėr njė status tė ri tė Kosovės mes Beogradit dhe Prishtinės mbas marrjes sė vendimit nga ana e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė?
Jo.
Pėrgatiti M.Sinemati

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...