Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Papajani: Verifikim ēmimeve abuzuese nė tregje

Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-19-2010
Brenda njė jave ēmimet e artikujve kryesorė tė konsumit kanė pėsuar njė rritje deri nė 40 pėr qind. Kėtė fakt e pranon dhe vetė Drejtoria e Tatimeve, megjithatė deri tani nuk ėshtė bėrė asnjė ndėrhyrje deri nė verifikimin e situatės. Tregtarėt ia kalojnė fajin njėri-tjetrin (i madhi tek i vogli dhe anasjelltas). "Investigimi ka nisur me kohė dhe do tė vijojė deri nė orėt e pasdites tė datės 31 dhjetor. Mė pas do tė bėhen krahasime me ēmimet e muajit nėntor", tha pėr "Shqip" drejtori i pėrgjithshėm i Tatimeve, Artur Papajani. Rritje tė ēmimeve ka pasur kryesisht pėr mallrat e importit, shkaktuar nga forcimi i euros, qė gjatė ditės sė djeshme pati rritje me 2 lekė. "Ky ėshtė njėri ndikim. Por nėse shikon me kujdes, bie nė sy se supermarketet kanė ēmime mė konkurruese se tregtarėt e vegjėl qė shesin anash rrugės. Pra, njė pjesė e spekulimeve ndodh tek i vogli dhe tek i madhi, pra shumica", vė nė dukje kreu i tatimeve.

Pothuajse nė ēdo fundvit, kur njerėzit nxitojnė tė shpenzojnė tej normales shikohet njė tendencė e rritjes sė ēmimeve. Dje, pothuajse nė tė gjitha pikat e pakicės 1 kg mandarinė e gjeje me 120 lekė dhe askush nuk e lėvizte ēmimin. Specat kishin kapur nivelin e 270 lekėve, rrushi 300 lekė, kastraveci me 240, domatja me 140 lekė etj. Rritje tė ēmimit ka pasur edhe te produktet e mishit, sidomos i gjelit tė detit, ushqimi mė i pėrdorur pėr festat e fundvitit.

Tatimorėt japin garanci se kush ka abuzuar me ēmimet do ta paguajė me taksė shtesėn nė xhiro. Sipas tyre, askush nuk i shpėton skemės sė taksimit, sidomos tani qė pėr 5 milionė lekė qė kalon xhiron, mund tė kthehesh direkt biznes me taksėn e Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar. Fenomeni i rritjes sė ēmimeve vjen edhe si efekt i kėrkesė-ofertės nė treg. Pėrqendrimi i madh i kėrkesave pėr produkte nė tri ditėt e fundit tė festave detyron tregtarėt tė rrisin ēmimet si reagim ndaj sasisė qė ka nė dispozicion. Po tė vihet re, nė datat 1 dhe 2 janar rikthehet situata normale e ēmimeve.

a.kola



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...