Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

BB: Drini mund tė shfrytėzohet mė mirė

Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-19-2010
Pėrmirėsimi i hidrocentraleve tė mėdhenj ekzistues, shoqėruar me termocentrale dhe me eksporte, janė opsioni mė ekonomik pėr prodhimin e energjisė elektrike nė tė ardhmen, bėhet e ditur nga njė studim i Bankės Botėrore mbi sistemin energjetik shqiptar dhe pasojat e ndryshmeve tė pritshme klimaterike.

Sipas studimit, Shqipėria duhet tė ndėrtojė kapacitete mė tė mira pėr parashikimin e motit dhe prurjeve tė lumit Drin jo vetėm nė territorin shqiptar, por edhe nė Maqedoni e Kosovė, nė mėnyrė qė tė programojė mė me leverdishmėri prodhimin dhe eksportin e energjisė elektrike nga kėto hidrocentrale, ndėrkohė qė termocentralet nevojiten pėr tė pasur siguri energjetike.

"Opsionet mė ekonomikė pėr Shqipėrinė janė pėrmirėsimi i

hidrocentraleve tė mėdhenj ekzistues dhe hidrocentraleve tė vegjėl nė periudhėn afatmesme, ndjekur nga ndėrtimi i

hidrocentraleve tė rinj tė vegjėl dhe termocentraleve", thotė studimi i pėrgatitur nga ekspertė shqiptarė e tė huaj.

Shqipėria mund tė zhvillojė (nė vend) ose tė sigurojė (nga diku tjetėr) parashikimet mbi motin dhe klimėn, tė pėrshtatshme pėr planifikimin nė sektorin energjetik, qė pėrfshijnė parashikime afatshkurtra (1-3 ditė), parashikime afatmesme (3-10 ditė), parashikime rajonale dhe projeksione rajonale tė ndryshimeve klimatike. Ky informacion mund t‘i mbėshtesė grupet e interesuara tė sektorit energjetik tė ndėrmarrin vlerėsime tė pėrbashkėta

tė rrezikut tė klimės, si pėr burimet e pėrbashkėta ujore ashtu dhe pėr rrjetet rajonale tė energjisė, si dhe tė bien dakord pėr hartimin e strategjive pėr menaxhimin e vulnerabiliteteve dhe rreziqeve tė identifikuara klimatike", thotė mė tej studimi.

Zmadhimi i hidrocentraleve

Hidrocentralet u ndėrtuan nė tė gjithė botėn si rezervuarė qė duhet tė grumbullojnė shiun e dimrit pėr ta pėrdorur nė verė. Pėrdorimi i hidrocentraleve nė kėtė mėnyrė, ul rentabilitetin e shfrytėzimit tė ujit pėr prodhim tė energjisė. Nė shumė vende tė zhvilluara, hidrocentralet janė zmadhuar, nė mėnyrė qė tė prodhojnė sa mė shumė energji nė njė periudhė sa mė tė shkurtėr kohore. Energjia e hidrocentraleve hidhet nė rrjet nė oraret e konsumit tė lartė, kur ēmimi ėshtė gjithashtu i lartė dhe rentabiliteti i pėrdorimit tė ujit ėshtė mė i mirė. Roli i hidrocentraleve shqiptare si rezervuarė ėshtė shtuar shumė gjatė dekadės sė fundit, gjė qė ka sjellė edhe ulje tė fortė tė rentabilitetit tė tyre. Llogaritet se hidrocentralet e Drinit mund tė prodhojnė deri nė 6-7 miliardė kilovat orė nė vit nga 4 miliardė qė prodhojnė aktualisht, nė rast se ndryshohet skema e shfrytėzimit. Por qė tė funksionojė kjo skemė, njė vend ka nevojė pėr burime alternative energjie si termocentralet apo importet.

Ekspertėt e Bankės Botėrore vlerėsojnė se nė tė ardhmen, edhe hidrocentralet e Drinit, qė sakaq konsiderohen tė mėdhenj, mund tė pėrshtaten pėr tė prodhuar mė shumė pėrmes investimeve nė teknologji tė re apo zmadhimit tė tyre.

Gj. Erebara



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...