Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Shkodėr, peshkatari tri ditė i zhdukur
Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-19-2010
- Lajmi...
Shkodėr, peshkatari tri ditė i zhdukur
Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-19-2010
Prej tri ditėsh njė peshkatar nga qyteti i Shkodrės ėshtė deklaruar i humbur nga familjarėt. Enver Zeneli, 48 vjeē prej mbrėmjes tė sė premtes nuk ėshtė kthyer nė shtėpi dhe familjarėt kanė denoncuar faktin nė polici. Dyshimet e kėsaj tė fundit, bazuar dhe nga deklarimet e tė afėrmve, janė se burri mund tė jetė mbytur nė lumin Buna nė momentin qė ka hyrė pėr tė nxjerrė rrjetat e peshkimit si ēdo ditė. Kjo ka bėrė qė operacionet e kėrkimit tė pėrqendrohen nė rrjedhėn e lumit. Gjatė gjithė ditės sė djeshme, palombarė tė forcave RENEA kanė kėrkuar pėrgjatė lumit dhe nė pjesėn ku Buna bashkohet me Drinin, por ende kėrkimet nuk kanė pasur rezultat. Pėr momentin ėshtė gjetur vetėm rrjeta e peshkimit qė i pėrkiste 48-vjeēarit Enver Zeneli. Duke folur pėr "Shqip", familjarėt e peshkatarit tregojnė se i afėrmi i tyre punonte si roje nė njė objekt pranė lumit Buna dhe kishte pasion peshkimin, tė cilin e ushtronte kur kishte kohė tė lirė. "Tė premten nė darkė ka shkuar nė punė dhe nuk ėshtė kthyer mė. Nga informacionet qė kemi marrė nga njerėzit dyshojmė se ėshtė futur nė lum pėr tė nxjerrė rrjetat e peshkimit", shprehen familjarėt. Ndėrkohė, drejtori i Policisė sė Qarkut Shkodėr, Vullnet Topalli, nė lidhje me kėtė ngjarje ka thėnė pėr gazetėn se: "Me tė marrė informacionin nga familjarėt nisėm kėrkimet, por gjatė natėn e kishim tė pamundur. Kėrkuam ndihmėn e forcave tė RENE-as dhe tė palombarėve qė janė tė specializuar pėr tė tilla ndėrhyrje dhe shpresojmė tė kemi rezultat. Fakti qė rrjedha e lumit ėshtė nė drejtim tė grykėderdhjes sė Bunės nė kufi me Malin e Zi, na ka detyruar tė vėmė nė dijeni edhe palėn malazeze dhe nga ana e tyre kemi gjetur gatishmėrinė pėr tė na dhėnė ndihmėn maksimale". Kėrkimet pėr gjetjen e 48-vjeēarit tė zhdukur, gjatė natės janė ndėrprerė pėr tė vazhduar ditėn e sotme.
A.Hoti

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...