Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Leo Mesi, preferenca e Kuzhesė dhe Skelės
Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-20-2010
- Lajmi...
Leo Mesi, preferenca e Kuzhesė dhe Skelės
Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-20-2010
Shqipėria ka votuar Lionel Mesin si "Lojtarin mė tė mirė nė botė" pėr vitin 2009. Pėrfaqėsuesit kuqezi, trajneri Josip Kuzhe dhe kapiteni Ervin Skela, tė vetmit qė kishin tė drejtė vote nė ēmimin prestigjioz tė FIFA-s, tė zhvilluar vetėm njė javė mė parė nė Zyrih, nuk kishin asnjė dyshim: ylli i Barcelonės e meritonte tė bėhej argjentinasi i parė qė fitonte kėtė vlerėsim individual. 22-vjeēari ka pėrjetuar njė vit tė jashtėzakonshėm, duke udhėhequr "blaugranat" e Pep Guardiolės drejt njė sezoni historik, ku skuadra fitoi gjashtė trofetė, nė tė cilat ka luajtur: Kupėn e Botės pėr klube, Champions League, La Liga, Kupėn e Mbretit, Superkupėn e Europės dhe Superkupėn e Spanjės. Zgjedhja e Kuzhesė dhe e Skelės, e cila u ėshtė shtuar votave tė 145 trajnerėve dhe kapitenėve tė ekipeve pėrfaqėsuese nga e gjithė bota, bėn qė Mesi tė grumbullonte 1,073 pikė. "Pleshti" kishte diferencė tė dukshme nga ndjekėsi mė i afėrt, portugezi Kristiano Ronaldo (352 pikė), spanjolli Ksavi (196), braziliani Kaka (190) dhe spanjolli tjetėr, Andres Iniesta (134).Nė votimin e tij, tė kaluar nėpėrmjet zyrave tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, ashtu si kishin bėrė edhe shumė kolegė tė tij, Kuzhe ka renditur tė parin Mesin. Pas lojtarit qė gjatė kėtij viti fitoi edhe "Topin e Artė", tekniku kroat ka pėrzgjedhur emrat e mesfushorit tė Bajernit tė Mynihut, Frenk Riberi dhe atė tė sulmuesit tė Barcelonės, Zlatan Ibrahimoviē. Riberi duket njė zgjidhje logjike e drejtuesit tė stolit shqiptar. Pėrveē kualitetit, francezi ėshtė lojtari ideal pėr mėnyrėn sesi 57-vjeēari e interpreton futbollin: teknikė e jashtėzakonshme dhe i shpejtė nė sulmet nga krahėt, karakteristika qė Kuzhe ėndėrron ti ketė te mesfushorėt ofensivė nė skemėn e tij 4-1-4-1. Fakt interesant ėshtė se Riberi ka marrė vota nga Shqipėria edhe nė vitin 2008. Ish-trajneri Ari Han e kishte zgjedhje tė parė, ndėrsa kapiteni Altin Lala e kishte renditur tė dytin. Sa pėr Ibrahimoviē, vota e tij u bazua te paraqitjet fillimisht me Interin dhe mė pas me Barcelonėn, pasi me Suedinė (kundėrshtare tė kuqezinjve nė eliminatoret e Botėrorit 2010), sulmuesi bėri shumė pak.
Nė mungesė tė Altin Lalės, tė dėmtuar prej shumė muajsh, ishte Skela ai qė votoi si kapiteni i pėrfaqėsueses sonė. Fantazisti vlonjat i dha pikėt maksimale Mesit, ndėrsa pas argjentinasit ai pėrzgjodhi dy lojtarė qė janė mė pranė karakteristikave tė tij nė fushė: brazilianin Kaka, i cili ka qenė fitues i ēmimit "Lojtari mė i mirė" nė vitin 2007 dhe spanjollin Ksavi, i cili u shpall "Lojtari mė i mirė" nė Euro 2008.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...