Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Kurti: Shqipėria dobėson Kosovėn kur afrohet me Serbinė
Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-20-2010
- Lajmi...
Kurti: Shqipėria dobėson Kosovėn kur afrohet me Serbinė
Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-20-2010
Lėvizja "Vetėvendosje" nė Kosovė reagoi ashpėr dje ndaj deklaratave tė Kryeministrit Berisha pėr forcimin e marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe Serbisė. Me anė tė njė deklarate pėr mediat, kryetari i kėsaj lėvizje, Albin Kurti, theksoi se kėto deklarata tė bėra nga ana e Kryeministrit tė Shqipėrisė dobėsojnė rolin e Shqipėrisė nė rajon. "Kryeministri Berisha sikur harroi se ishte Serbia qė para disa javėsh me gjithė forcė lobonte kundėr liberalizimit tė vizave pėr qytetarėt e Shqipėrisė. Ky lėshim pe i autoriteteve tė Shqipėrisė vetėm sa forcon pozitėn dominuese tė Serbisė nė rajon dhe, rrjedhimisht, dobėson pozitėn e Kosovės", theksohet nė deklaratėn e lėvizjes "Vetėvendosje". Sipas drejtuesit tė kėsaj lėvizje, Albin Kurti, lobimi agresiv i Serbisė kundėr njohjeve nga vendet e tjera janė njė shkak i mjaftueshėm qė Shqipėria tė mos normalizojė marrėdhėniet e saj me kėtė vend. Po kėshtu, Kurti thekson se oferta e Shqipėrisė pėr ndihmė materiale ndaj komunės sė Graēanicės ndikon nė "bosnjėzimin" e Kosovės.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...