Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Shijak, bien nė kanalin pranė shtėpisė, mbyten motėr e vėlla
Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-21-2010
- Lajmi...
Shijak, bien nė kanalin pranė shtėpisė, mbyten motėr e vėlla
Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-21-2010
Dy fėmijė, vėlla e motėr, janė mbytur nė njė kanal me ujė teksa po luanin jashtė shtėpisė. Ngjarja e rėndė ka ndodhur pasditen e sė dielės nė zonėn e Shijakut, nė rrethin bregdetar tė Durrėsit, ku dy fėmijėt janė gjetur tė mbytur. Vogėlushėt V. dhe A. Allamani, pėrkatėsisht 6 dhe 4 vjeē u gjetėn tė mbytur nė ish- kanalin vaditės tė zonės, qė nga reshjet e ditėve tė fundit ishte mbushur plot me ujė. Vogėlushėt janė gjetur nga familjarėt, ndėrkohė qė ka qenė e kotė ēdo ndėrhyrje, pasi ata kishin ndėrruar jetė.Lojėrat fėminore i kanė shtyrė vogėlushėt drejt kanalit qė ndodhet pranė shtėpisė ku jeton familja Allamani, e cila tė dielėn humbi nė mėnyrė tragjike dy nga tre fėmijėt e saj. Ndėrsa prindėrit mendonin si tė plotėsonin nevojat pėr festėn dhe kalonin sa mė kėndshėm nė familje natėn e ndėrrimit tė viteve dhe ditėt e para tė Vitit tė Ri pėr tre vogėlushėt e tyre, fatkeqėsia i ka prekur nė mėnyrėn mė tė pabesueshme pėr ta, duke marrė nga jeta njėkohėsisht dy vogėlushėt e tyre, 4 dhe 6 vjeē.
Dy tė miturit, si zakonisht kanė dalė tė luajnė, ndėrsa djali i vogėl ka qėndruar nė shtėpi. Lojėrat dhe mosnjohja e rrezikut pėr shkak tė moshės u ka marrė dhe jetėn. Mendohet se i pari qė ka rėnė nė ujė ka qenė djali 4-vjeēar dhe e motra ka tentuar ta ndihmojė pėr ta nxjerrė jashtė. Pafuqia fizike ka bėrė qė dhe ajo tė bjerė nė tė dhe tė mbyten tė dy. Fakti qė pėrreth nuk ka pasur asnjė tė rritur qė tu vijė nė ndihmė ka qenė fatal pėr dy vogėlushėt.
Sipas burimeve zyrtare tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Durrės ngjarja qė ndodhi rreth orės 14:00 tė ditės sė djeshme ka qenė aksidentale. Nė vendin e ngjarjes me tė marrė njoftim ka shkuar menjėherė grupi hetimor, i cili po kryen dhe veprimet e para pėr sqarimin e plotė tė rrethanave tė kėtij aksidenti tragjik. Nė fshatin ku ndodhi ngjarja fqinjėt tregojnė se familja kishte pak kohė qė ishte vendosur kėtu e ardhur nga Manza. Prindėrit e viktimave janė tė papunė dhe pėrpiqeshin tė siguronin tė ardhura kryesisht mbi bazėn e punės ditore. Zia ka pllakosur familjen nė kėto ditė tė fundit tė njė viti qė mbyllet tragjikisht. Ngjarje aksidentale: kėshtu deklaroi zyrtarisht policia pėr ngjarjen, ndėrkohė qė pėrgjegjėsia duhet tė bjerė mbi ata qė mirėmbajnė objektet publike, siē janė kanalet e ujėrave tė larta dhe ato vaditėse, qofshin kėto dhe jashtė funksionimit, pėrdorimit. Tė lėna nė mėshirė tė fatit dhe tė parrethuara ato jo rrallėherė janė shndėrruar nė vende fatkeqėsish, veēanėrisht pėr fėmijėt.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...