Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Kosovė, shtohen kritikat pėr nivelin e sigurisė nė vend

Publikuar nga Gazeta Shqip me 3-22-2010
Qeveria e Kosovės dhe misioni i EULEX-it janė kritikuar nga opozita dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile pėr mosfunksionimin e mekanizmave shtetėrorė tė sigurisė. Shqetėsimet pėr nivelin jo tė kėnaqshėm nė fushėn e sundimit tė rendit dhe ligjit janė paraqitur pėrmes konferencave pėrmbledhėse, ku kryesisht janė trajtuar zhvillimet nė fushėn e sigurisė gjatė vitit 2009.
Opozita dhe shoqėria civile kanė shprehur shqetėsimet e tyre pėr sekretin e sigurisė nė Kosovė.
Pėrderisa gjendja e tėrėsishme e sigurisė gjatė vitit 2009 ėshtė vlerėsuar relativisht e qetė, megjithatė shqetėsimet kanė tė bėjnė me mungesėn e kapaciteteve tė nevojshme dhe mosfunksionimin e mekanizmave shtetėrorė tė sigurisė.
Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, pėrmes sekretarit tė saj tė pėrgjithshėm, Burim Ramadani, ka identifikuar 10 dėshtime nė angazhimet dhe politikat e qeverisė nė sektorin e sigurisė.
Mos-hartimi i strategjisė sė sigurisė kombėtare, moskontrolli i pikave kufitare dhe mosfunksioni i doganave nė veri, e deri te mosfunksionimi i Agjencisė Kosovare pėr Inteligjencė, ishin disa nga vėrejtjet qė Burim Ramadani i ka paraqitur gjatė njė konference, ku AAK-ja kishte pėrmbledhur ngecjet nė fushėn e sigurisė gjatė vitit qė po e lėmė pas.
Krahas kritikave tė bėra qeverisė sė Kosovės nga opozita, shoqėria civile ka shprehur shqetėsimin e saj pėr angazhimet jo tė mjaftueshme tė EULEX-it nė fushėn e sundimit tė rendit dhe ligjit. Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL) pėrmes njė studimi pėr punėn njėvjeēare tė EULEX-it, ka konstatuar se ky mision ėshtė marrė mė shumė me vetveten, sesa me prioritetet nė fushėn e sundimit tė ligjit. Drejtori i IPOL-it, Seb Bytyēi, ka thėnė se EULEX-i e kishte paralajmėruar si shumė tė rėndėsishėm protokollin e bashkėpunimit policor me Serbinė, por deri tash, sipas tij, ky protokoll nuk ka prodhuar asnjė rezultat pėr Kosovėn. Ndėrkaq, si dėshtim mė tė madh tė EULEX-it ai ka pėrmendur mosfunksionimin e gjykatave nė veri, mosfunksionimin e pikave doganore nė kufi me Serbinė, si dhe rastin Bllaca.
Si dėshtime tjera qė janė evidentuar nė fushėn e sigurisė, qoftė nga opozita apo shoqėria civile, janė pėrmendur edhe vjedhja e 47 kilogramėve drogė dhe e njė sasie tė hollash nė dhomėn e dėshmive dhe moszbardhja e rastit, pastaj mungesa e koordinimeve ndėrmjet EULEX-it dhe qeverisė nė fushėn e sundimit tė ligjit, si dhe mungesa e luftimit tė krimit tė organizuar, kontrabandės dhe korrupsionit.
Zijadin Gashi, RFE



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...