Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Gaza kujton 1400 viktimat e ofensivės izraelite
Publikuar nga Gazeta Shqip me 9-1-2010
- Lajmi...
Gaza kujton 1400 viktimat e ofensivės izraelite
Publikuar nga Gazeta Shqip me 9-1-2010
Njė vit mė parė, aviacioni ushtarak izraelit do tė ndėrmerrte nė Rripin e Gazės, operacionin ushtarak tė quajtur "Plumbi i shkrirė". Nė orėn 11.25 me orėn lokale, nė kohėn e saktė kur kishte nisur sulmi, me kėrkesė tė drejtuesve tė "Hamas"-it, qė qeverisin nė Gaza, banorėt mbajtėn njė minutė heshtje pėr tė kujtuar rreth 1400 viktimat e regjistruara nga 22 ditė luftime. Ky sulm konsiderohet si njė krim kundėr njerėzimit. Njė vit mė parė u shkatėrruan shkolla, spitale dhe selia e OKB-sė. Gjithēka nisi pas lėshimit tė raketave tė "Hamas"-it ndaj civilėve hebrenj, nė territoret izraelite. Lufta e Gazės nisi mė 27 dhjetorin e kaluar dhe pėrfundoi mė 18 janar. Nė kėtė luftė kanė humbur jetėn 1387 palestinezė, mes tė cilėve 773 ishin civilė. Sipas Izraelit, bėhet fjalė pėr 709 luftėtarė tė "Hamas"-it dhe vetėm 298 civilė, ndėrsa nga izraelitėt janė vrarė 13 vetė, 10 prej tė cilėve janė ushtarė. Izraeli gjithmonė e ka refuzuar kriticizmin ndėrkombėtar nė lidhje me ofensivėn qė ndėrmori, duke deklaruar se qėllimi i saj ishte qė tė pakėsonin numrin e raketave tė hedhura nė Izrael nga luftėtarėt e "Hamas"-it. 365 ditė pas tragjedisė, pasojat e luftės ndihen ende. Rreth 80 pėr qind e popullsisė aty jeton nė kushte ekstreme varfėrie, sipas raportit tė "Palestinian Center for Human Rights".

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...