Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Pyetėsori i BE-sė, prokurorėt nė punė edhe nė ditėn e Vitit tė Ri

Publikuar nga Gazeta Shqip me 9-1-2010
Drejtuesit e Prokurorisė sė Pėrgjithshme do tė privohen nga festa e ndėrrimit tė viteve, pasi janė angazhuar nga kryeprokurorja Ina Rama nė plotėsimin e detyrimeve pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE. Prej mė shumė se njė jave, tė gjithė drejtorėt e akuzės qendrore po pėrgatisin pėrgjigjet e pyetjeve tė BE-sė pėr pjesėn qė u takon si institucion. Janė rreth 90 pyetje qė po analizohen deri nė detaje nga zyrtarėt e akuzės qendrore. Pyetjet kalojnė "dorė mė dorė" dhe puna po ndiqet direkt nga vetė kryeprokurorja. Burime pranė Prokurorisė sė Pėrgjithshme thanė se personat e angazhuar nė pėrgjigjet e pyetjeve po punojnė me orė tė zgjatura, tė cilat vazhdojnė deri nė orėt e vona tė mbrėmjes. E njėjta situatė do tė vazhdojė edhe gjatė ditėve tė pushimit gjatė ndėrrimit tė viteve. Afati i vendosur nga Kryeministri skadon nė muajin shkurt dhe zyrtarėt e akuzės qendrore duke mos dashur ta neglizhojnė kėtė detyrė ultimative po sakrifikojnė edhe pushimet pėr tė pėrgatitur dokumentacionin pėr Ministrinė e Integrimit.

Pyetjet
Rreth njė javė mė parė, nė zyrėn e Prokurorit tė Pėrgjithshėm ka ardhur njė dosje me rreth 90 pyetje pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE. Pyetjet konsistojnė nė aspekte qė kanė tė bėjnė me sundimin e ligjit apo me shtetin e sė drejtės, me luftėn kundėr korrupsionit dhe luftėn kundėr krimit tė organizuar. Pyetjet janė ndarė nėpėr drejtoritė pėrkatėse dhe pėr ēdo ditė u jepet pėrgjigje disa prej tyre. "Pėr t‘iu pėrgjigjur njė pyetje duhet njė kohė shumė e gjatė. Fillimisht duhet analizuar legjislacioni shqiptar dhe mė pas krahasimet me legjislacionin e BE-sė. Mė pas duhet tė merren shembuj nga praktika hetimore dhe gjyqėsore nė Shqipėri. Nė fund tė kėsaj pune, nxirren tė dhėnat, tė cilat analizohen me zyrtarėt mė tė lartė tė akuzės qendrore. Pas analizės, nxirret pėrfundimi dhe nė kėtė mėnyrė ēdo pyetje merr pėrgjigjen e duhur", thanė burimet brenda akuzės qendrore. Sipas tyre, pyetjet e BE-sė konsistojnė nė zbatimin e kauzave tė ndryshme nė legjislacionin shqiptar. Puna do tė vijojė me ritme tė larta dhe ēdo ditė nė akuzėn qendrore merren njė mori rastesh tė ngjashme nga hetimet nė tė kaluarėn. "Duhet t‘i rikthehemi edhe arshivės pėr tė marrė dispozitat ligjore qė kemi pėrdorur nė ēėshtje tė ndryshme nė tė kaluarėn. Ecuria e njė hetimi, si dhe pėrfaqėsimi nė gjykatė janė ēėshtjet pėr tė cilat interesohet BE-ja", thanė burimet nga prokuroria, tė cilat saktėsojnė se ka edhe pyetje pėr ndėrhyrjen e ekzekutivit nė punėn e prokurorisė apo nė ēėshtje tė caktuara.

Dublimi
Burime nga Prokuroria e Pėrgjithshme thanė se disa pyetje qė po shqyrtohen nuk janė objekt i punės sė prokurorisė, por kanė tė bėjnė me legjislacionin. Pėr kėtė arsye, zyrtarėt e akuzės qendrore po kėmbejnė informacione pėr dėrgimin e pyetjeve nė institucionet pėrkatėse. "Gjatė shqyrtimit tė pyetjeve qė kanė ardhur kemi konstatuar se disa pyetje nuk janė objekt i punė sonė. Me letėr-kėmbimet me Ministrinė e Brendshme dhe Ministrinė e Drejtėsisė kemi shkėmbyer informacion", thanė tė njėjtat burime. Sipas tyre, puna po ecėn me ritme tė shpejta, megjithėse duhet njė punė voluminoze pėr pėrgjigjet e tyre. "Duhet tė punojmė me orė tė zgjatura pėr t‘u dhėnė zgjidhje tė sakta dhe profesionale pyetjeve", thanė burimet, duke ironizuar se "jemi nė njė provim, nga i cili duhet tė marrim pikėt maksimale".



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...