Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Pranga dy personave, u kapėn me 5 kg heroinė
Publikuar nga Gazeta Shqip me 9-7-2010
- Lajmi...
Pranga dy personave, u kapėn me 5 kg heroinė
Publikuar nga Gazeta Shqip me 9-7-2010
Policia e Elbasanit ka sekuestruar njė sasi tė konsiderueshme heroine, ndėrsa ēoi nė qeli dy poseduesit e saj. Klevis Baxho, 31 vjeē, lindur dhe banues nė Elbasan, i dėnuar mė parė pėr vjedhje dhe Arjan Petova, 42 vjeē, lindur nė Vlorė dhe banues nė Elbasan, i dėnuar mė parė pėr plagosje tė rėndė, u arrestuan dje nė kuadėr tė operacionit "Dhurata", pasi pėrgjatė Unazės sė qytetit tė Elbasanit u kapėn nė flagrancė nė mjetin me targė tė huaj BA 433 LL me 2 kg e 78 gramė lėndė narkotike tė dyshuar heroinė. Burimet zyrtare tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit bėnė tė ditur se nga Drejtoria Kundėr Krimit tė Organizuar nė bashkėpunim me Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Elbasan dhe Prokurorinė pėr Krimet e Rėnda, u realizua operacioni i koduar "Dhurata", hetimi pėr tė cilin kishte nisur vetėm pak javė mė parė. Arrestimi i dy personave tė lartpėrmendur u bė pėr arsye se rreth orės 16.00 tė sė shtunės, pėrgjatė Unazės sė qytetit Elbasan, u kapėn nė flagrancė nė mjetin me targė tė huaja BA 433 LL me 2 kg e 78 gramė lėndė narkotike tė dyshuar heroinė. Gjatė kontrollit tė banesės sė shtetasit Klevis Baxho u gjetėn dhe u sekuestruan 2 kg e 27.6 gramė pluhur ngjyrė e kuqėrremtė e dyshuar pėr lėndė narkotike heroinė, njė pistoletė me 8 fishekė, si dhe 130 mijė lekė tė reja. Ndėrkohė, nė banesėn e tė arrestuarit tjetėr, Arjan Petova, u gjetėn dhe u sekuestruan edhe 12 mijė e 950 euro. Materialet nė ngarkim tė shtetasve Klevis Baxho dhe Arjan Petova iu kaluan Prokurorisė pėr Krime tė Rėnda pėr veprėn penale tė parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 278 tė Kodit Penal. Burimet nga grupi hetimor bėnė tė ditur se po punohet pėr identifikimin dhe kapjen e bashkėpunėtorėve tė tyre. Gjatė kėtij viti, nga antidroga, nė shkallė kombėtare janė evidentuar 616 vepra penale, ku janė arrestuar 405 autorė, ndėrkohė qė 115 tė tjerė janė shpallur nė kėrkim. Po ashtu, nga policia janė goditur 31 grupe kriminale tė trafikut dhe shpėrndarjes sė lėndėve narkotike me 119 persona tė proceduar penalisht. Gjithashtu, janė realizuar 26 operacione, duke zbatuar teknikat speciale tė hetimit dhe 10 operacione ndėrkombėtare nė bashkėpunim me prokurorinė dhe autoritetet gjyqėsore tė vendeve tė ndryshme, nga tė cilat katėr me Italinė, dy me Gjermaninė, dy me Zvicrėn, njė me SHBA-nė dhe njė me Kosovėn. Ble. Gi.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...