Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Vlorė, njė i tretė i pėrfshirė nė gjobėvėnie
Publikuar nga Gazeta Shqip me 9-7-2010
- Lajmi...
Vlorė, njė i tretė i pėrfshirė nė gjobėvėnie
Publikuar nga Gazeta Shqip me 9-7-2010
Veē dy tė ndaluarve nga policia e Vlorės pėr gjobėvėnien e tre biznesmenėve tė ndėrtimit, pritet qė nė pranga tė pėrfundojė dhe njė person tjetėr. Burime nga policia e Vlorės bėjnė tė ditur se Nikollaq Taullaraj, 26 vjeē dhe Ardit Alushaj, 20 vjeē, nė momentin qė janė arrestuar nė flagrancė teksa merrnin 20 mijė eurot qė i kishin vėnė gjobė njė biznesmeni vlonjat, shoqėroheshin dhe nga njė person i tretė. Ai i priste jashtė lokalit qė ishte caktuar pėr tu dorėzuar paratė dhe ėshtė shoqėruar pėr nė komisariat sė bashku me dy tė tjerėt. Por ndėrsa pėr Taullarajin dhe Alushajn provat ishin mė se tė mjaftueshme, pasi u kapėn nė flagrancė, shoku i tyre ėshtė lėnė i lirė derisa tė sigurohen provat e mjaftueshme pėr ta vėnė nė pranga. Emri i tij mbahet sekret pėr arsye hetimore, por mėsohet se pritet qė tė zbardhen tabulatet e telefonatave pėr tė saktėsuar pėrfshirjen e tij nė gjobat qė u ishin vėnė tre biznesmenėve vlonjatė. Arrestimi i dy tė rinjve u bė pas denoncimit qė tre sipėrmarrės ndėrtimi vlonjat kishin bėrė nė Policinė e Shtetit. Ata kėrcėnoheshin qė prej njė jave me telefonata dhe mesazhe dhe u ishte kėrkuar tė paguanin njė gjobė prej 20 mijė eurosh, nėse nuk kėrkonin telashe. Pas marrjes sė denoncimit, policia e Vlorės nė bashkėpunim me Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda tė Tiranės, organizoi operacionin "Target", i cili u finalizua me kapjen nė flagrancė tė dy tė rinjve. Arrestimi i tyre u bė nė njė lokal nė zonėn e Skelės, qė ishte caktuar si vend takimi pėr tė dorėzuar eurot e gjobės. Ndaj tyre tashmė ka nisur procedimi penal pėr veprėn penale tė "Shtrėngimit me anė tė kanosjes ose dhunės pėr dhėnien e pasurisė", parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal. M.Marsi

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...