Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Orikum, protestė kundėr ligjit tė tokės
Publikuar nga Gazeta Shqip me 9-9-2010
- Lajmi...
Orikum, protestė kundėr ligjit tė tokės
Publikuar nga Gazeta Shqip me 9-9-2010
Dhjetėra banorė tė Orikumit dhe Dukatit kanė protestuar sėrish mėngjesin e djeshėm kundėr vendimit mė tė fundit tė tokave nė pėrdorim. Ata i kanė kėrkuar Presidentit tė Republikės, Bamir Topit, qė tė mos e dekretojė ligjin, pasi, sipas tyre, ky ligj legjitimon "mafien e tokave nė pėrdorim". Nėnkryetari i Shoqatės sė Tokave nė Orikum, Yrjet Havari, ka thėnė dje pėr "Shqip" se: "Kėta mafiozė tė tokave kanė marrė pa tė drejtė nga ligji i kthimit dhe kompensimit tė tokave shumė hektarė tokė nė kėtė zonė. Shumė prej tyre nuk janė banorė dhe nuk kanė lidhje me tokat e kėsaj zone". Ndėrkaq, ai i ka bėrė thirrje Kryeministrit qė tė hetojė kėta "pronarė falsė". Ndėrkaq, anėtari i kėsaj shoqate, Mitro Capo, ėshtė shprehur: "Parlamenti miratoi ligjin pėr tokat nė pėrdorim, ligj ky qė bėn pėrēarjen vėlla me vėlla dhe jo bashkim. Ky ligj ėshtė diskriminues. Ne si banorė tė Dukatit jemi tė diskriminuar nga Parlamenti ynė. Ky ligj bėn pronarė tokash, pronarė tė falsifikuar, duke krijuar kushte pėr luftė civile. Ky ligj na detyron ne qė tė kalojmė nė mosbindje civile qytetare. Prandaj i bėjmė thirrje Presidentit Bamir Topi tė mos dekretojė ligjin, sepse ne nuk do ta pranojmė kategorikisht dhe do tė luftojmė me tė gjitha format demokratike qė do tė na detyrojė qeveria". Protestuesit kanė bllokuar pėr mė shumė se 30 minuta bulevardin kryesor dhe mė pas janė shpėrndarė, duke paralajmėruar se do tė pėrshkallėzojnė protestat deri nė zgjidhje tė kėrkesave tė tyre.Mi.Ma.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...