Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Ligjet, bojkoti paralizoi nismat kushtetuese

Publikuar nga Gazeta Shqip me 9-9-2010
Mungesa e opozitės pėr mė shumė se tre muaj nė sallėn e Kuvendit ka bėrė qė ligje tė rėndėsishme, tė cilėt kėrkojnė njė shumicė tė cilėsuar prej 84 votash, tė mbeten nė sirtarėt e komisioneve parlamentare. Kėshtu, nisma tė rėndėsishme, siē ėshtė ajo pėr Gjykatėn Administrative, zėvendėsimi i dy anėtarėve tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, kufizimi i imunitetit pėr deputetėt dhe zyrtarėt e lartė, amendimet e mėtejshme tė Kodit Zgjedhor, granti i Sfidės sė Mijėvjeēarit, si edhe nisma tė tjera qė rrjedhin nga Kushtetuta, nuk kanė mundur tė gjejnė zbatim. Por, nga ana tjetėr, mungesa e opozitės nė sallėn e Kuvendit nuk e ka penguar mazhorancėn qė tė miratojė e vetme ato ligje qė kėrkojnė njė shumicė tė thjeshtė pėr t‘u miratuar. Nisur nga kjo, nė sesionin e parė parlamentar tė kėsaj mazhorance arritėn tė miratoheshin 70 ligje, midis tė cilave edhe disa nga nismat qė janė kyē pėr integrimin e vendit nė Bashkimin Evropian dhe procesin e liberalizimit tė vizave.
Bojkoti
Jeta parlamentare nė vend ka qenė e kufizuar, si pasojė e mungesės sė gjatė tė opozitės sė drejtuar nga kryetari i PS-sė, Edi Rama, nė sallėn e Kuvendit dhe nė komisionet parlamentare. Kėshtu, mazhoranca, si pasojė e numrit tė kufizuar tė votave, nuk ka arritur dot qė tė miratojė nisma ligjore tė cilat kėrkojnė 3/5-n e deputetėve tė Parlamentit. Nisur nga kjo, nisma tė rėndėsishme qė lidhen me mirėfunksionimin e gjyqėsorit, po kėshtu edhe me ēėshtje qė kanė njė rėndėsi tė veēantė nė procesin e integrimit tė vendit dhe liberalizimin e vizave nuk kanė gjetur miratimin. Mazhoranca nuk ka mundur dot e vetme tė miratojė projektligjin e Gjykatės Administrative, grantin e Sfidės sė Mijėvjeēarit, anėtarėt e rinj tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, kufizimin e imunitetit pėr deputetėt, ndryshimet nė Kodin Zgjedhor dhe nisma tė tjera tė rėndėsishme qė domosdoshmėrisht kėrkojnė edhe konsensusin e opozitės. Situata e ngrirė ka mbetur edhe nė administratėn publike, ku si pasojė e nevojės pėr 84 vota nuk kanė arritur tė kalohet ndryshimet nė ligjin pėr nėpunėsin civil. Kėto nisma tė rėndėsishme ligjore tashmė janė tė mbartura pėr legjislaturėn e ardhshme, me shpresėn se opozita do tė kthehet nė Parlament dhe do tė kontribuojė nė miratimin e tyre.
Sesioni
Sesioni i parė i legjislaturės parlamentare XVIII, i cili nisi mė 7 shtator tė kėtij viti, arriti tė miratonte 70 ligje dhe 20 vendime. Nė mbyllje tė kėtij sesioni, i cili u zhvillua i gjithi pa praninė e opozitės nė sallė, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, theksoi se janė zhvilluar gjithsej 17 seanca plenare, nė mbi 47 orė diskutime parlamentare. Sipas Topallit, ndonėse pa praninė e opozitės, Kuvendi me pėrgjegjėsinė e institucionit pėrfaqėsues tė qytetarėve shqiptarė, pėrmbushi rolin e tij kushtetues, duke vazhduar mė tej reformat e rėndėsishme tė vendit. Po kėshtu, Kryetarja e Kuvendit vuri nė dukje faktin se i gjithė aktiviteti parlamentar i kėtij sesioni ishte i hapur me median dhe publikun nė njė transparencė tė plotė. Por, ndonėse faktit se jeta parlamentare ka vijuar tė jetė aktive edhe pa opozitėn nė sallė, Kryetarja e Kuvendit dhe pėrfaqėsuesit e tjerė tė lartė tė mazhorancės kanė bėrė thirrje pėr kthimin e opozitės nė Parlament dhe pjesėmarrjen e saj nė nismat e rėndėsishme, tė cilat janė tė domosdoshme nė proceset integruese qė po kalon vendi.



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...