Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Festat e fundvitit, masa tė rrepta pėr drejtuesit e mjeteve

Publikuar nga Gazeta Shqip me 10-8-2010
Rasti tragjik i djeshėm ka detyruar policinė tė marrė masa ekstreme ndaj tė gjithėve drejtuesve tė mjeteve, tė cilėt ecin me shpejtėsi tej normave tė lejuara dhe drejtojnė mjetet nėn efektin e pijeve alkoolike. Ky kontroll do tė ushtrohet kryesisht nė orėt e vona tė natės dhe gjatė tė gjithė kėtyre netėve qė shoqėrojnė festat e fundvitit, duke ngritur grupe kontrolli tė organizuara nė vende tė ndryshme si nė qytet ashtu edhe nė linja. Nė lidhje me kėtė, shėrbimet e Policisė sė Tiranės, nėn drejtimin e drejtuesve tė Policisė sė Tiranės, do tė vazhdojnė me intensitet punėn pėr parandalimin e aksidenteve nė rrugė dhe nė krijimin e lehtėsirave pėr lėvizjen e lirė tė mjeteve, nė pėrputhje me legjislacionin rrugor, me qėllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Kontrolle tė shumta do tė ushtrohen nė drejtim tė vendosjes sė rripave tė sigurimit, kaskės mbrojtėse, kontrollit tė shpejtėsisė, pėrdorimit tė alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara dhe shumė kundėrvajtje tė tjera. Po ashtu, kontrolle tė vazhdueshme do tė ushtrohen pėr parkimet e gabuara, kryesisht parkimet dyshe nė akset e qytetit tė Tiranės. Shtimi i patrullave nė rrugėt kryesore ėshtė njė ndėr njė masat e drejtuesve tė policisė, duke bllokuar edhe disa segmente tė veēanta. Burime nga policia thanė se eksperiencat kanė treguar pėr shtimin e numrit tė aksidenteve gjatė festave tė fundit tė vitit. Punonjėsit e policisė rrugore do tė jenė tė angazhuar nė rrugėt e qyteteve dhe ato nacionale gjatė gjithė kohės, me qėllim shmangien e aksidenteve rrugore. Por, bashkė me ta do tė jenė edhe ata tė patrullės sė pėrgjithshme pėr tė shmangur ēdo konfrontim mes personave tė ndryshėm, apo pėr tė parandaluar ndonjė ngjarje kriminale. Me urdhėr tė veēantė tė drejtorit tė pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit, kėto shėrbime janė shtuar dhe nė turnin e natės, ku ėshtė planifikuar edhe organizimi i shėrbimeve pėr mbikėqyrjen e rregullimin e trafikut edhe pas orės 24.00 tė datės 31 dhjetor. Ndėrsa pėr sigurimin e ndihmės pėr shtetasit nė nevojė, drejtoritė e policisė nė qarqe dhe komisariatet e policisė janė porositur tė marrin masa pėr afishimin nė vende tė dukshme tė numrave telefonikė tė shėrbimeve tė sallave operative.

Ble. Gi.



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...