Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
- Lajmi...
Sheiku, 1 miliard euro pėr Realin
Publikuar nga Gazeta Shqip me 10-9-2010
Pronari i Man. Sitit kėrkon gjigantėt spanjollė, statuti i klubit e ndalonNjė miliard euro. Kjo ėshtė shifra astronomike qė sheiku Mansur bin Zajed Al Nahjan, pronari i Manēester Sitit, ėshtė i gatshėm tė ofrojė pėr blerjen e Realit tė Madridit. Lajmi ėshtė bėrė publik nga e pėrditshmja spanjolle, "As", e cila nuk ka asnjė dyshim pėr faktin se projekti ambicioz ekziston realisht. Me sa duket, sheiku ka dėrguar nė kryeqytetin spanjoll disa ndėrmjetės, tė cilėt kanė pėr detyrė qė ti paraqesin projektin klubit. Tė dėrguarit kanė filluar punėn qė tė organizojnė njė takim me presidentin "merengues", Florentino Perez. Numri 1 i Realit nuk ka zbritur ende personalisht nė fushė: pėr momentin, ai qė po punon rreth ofertės ėshtė vetėm drejtori i Pėrgjithshėm, Zhoze Angel Sanēez. Sipas gazetės iberike, kontakti i parė ndėrmjet palėve do tė regjistrohet nė fillim tė vitit 2010. Megjithatė, rreth kėsaj ēėshtjeje nuk mungojnė dyshimet: kjo mund tė jetė edhe njė "shaka" e "AS", duke qenė se sot nė Spanjė festohet "dia de los inocentes", festė e barasvlefshme me 1 prillin shqiptar.
Nė tė vėrtetė, shitja e mundshme e Realit tė Madridit, mund tė konkretizohet vetėm pas njė operacioni tė gjatė dhe mjaft kompleks. Klubi nuk ėshtė njė ndėrmarrje e thjeshtė, por ajo ėshtė nė pronėsi tė disa ortakėve. Nė statut nuk parashikohet hipoteza e shitjes, por aty merret nė konsideratė vetėm mundėsia e "transformimit, bashkimit apo zhdukjes sė klubit", e cila pėrcaktohet vetėm pas njė referendumi nė tė cilin marrin pjesė tė gjithė ortakėt. Duke qenė tė informuar pėr vėshtirėsi qė shkaktohen nga procedura e komplikuar, pėr tė realizuar objektivin e tyre, tė dėrguarit e Sheikut Mansur duket se po studiojnė "planin B". Manjati arab mund tė "blejė" borxhet e madrilenėve: sė fundmi, Reali ka marrė mjaft hua nga institucione tė ndryshme bankare, pėr tė siguruar financimet e nevojshme pėr merkaton faraonike tė verės. Florentino Perez, i cili ėshtė rikthyer nė krye tė skuadrės prej afro gjashtė muajsh, u paraqit te tifozėt e vjetėr me Kristiano Ronaldon, Kakanė, Benzemanė, Ksabi Alonson, Raul Albiol dhe Alvaro Arbeloan. Nė anėn tjetėr, paratė nuk pėrbėjnė asnjė problem pėr sheikun, qė nė 18 muajt e fundit ka shpenzuar mbi 200 milionė euro pėr tė pėrforcuar Manēester Sitin. Pėrveē lojtarėve tė njohur, sė fundmi ai ka emėruar nė krye tė stolit edhe teknikun Roberto Manēini, i cili ka detyrėn tė ngrejė "sitizėns" nė krye tė futbollit anglez dhe atij ndėrkombėtar. Me Realin e Madridit, Mansur bin Zajed Al Nahjan, synon tė ndėrmarrė njė aventurė edhe mė ambicioze, pasi spanjollėt janė njė prej skuadrave mė popullore dhe qė tėrheqin mė shumė tifozė nė tė gjithė botėn.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...