Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Greqi, nė rrezik pronat e shqiptarėve

Publikuar nga Gazeta Shqip me 8-26-2008
Qeveria greke ka nxjerrė sė fundi udhėzimin qė tė hipotekohen nga e para tė gjitha pronat nė Greqi. Kjo ēėshtje prek nė mėnyrė direkte titujt e pronėsisė tė shqiptarėve nė vendin fqinj, tė cilėt nuk janė pak. Pjesėn mė kryesore tė kėtyre pronave e zėnė pronat e popullsisė ēame, tė cilėve shteti grek ua mban peng pasuritė e patundshme me tė ashtuquajturėn "sekuestro konservative". Udhėzimi ėshtė miratuar kėtė verė nga qeveria greke dhe i jep afat shtetasve grekė deri mė 16 tetor tė dorėzojnė dokumentet pėr hipotekimin e pronave nga e para. Pėr shtetasit e huaj qė kanė toka nė Greqi, ky afat ėshtė deri mė 18 tetor, ēka ėshtė njė kohė e pamjaftueshme pėr pajisjen me viza greke tė shqiptarėve ēamė, nė momentin qė burokracitė nė ambasadėn greke janė rritur nė masė.

Vendimi

Shteti grek, nėpėrmjet vendimit tė qeverisė, kėrkon qė tė bėhet nga e para regjistrimi i pronave tė tė gjithė popullsisė greke, por, nė mėnyrė tė veēantė, deri nė muajin tetor, e gjithė popullsia qė ėshtė jashtė Greqisė ka afat pėr tė plotėsuar dokumentet. Vendimi i qeverisė greke duket tendencioz, duke u nisur nga fakti qė shteti helen nuk i ka lehtėsuar procedurat qė ēamėt tė marrin lehtėsisht viza nė ambasadėn greke. Periudha pėr regjistrimin e pronės ėshtė shumė e shkurtėr. Personat e huaj tė interesuar pėr tė regjistruar pronėn e tyre nė hipotekė kanė vetėm 53 ditė, duke u nisur nga fakti qė afati pėrfundimtar i vendosur nga qeveria greke ėshtė data 18 tetor i kėtij viti.

Procedurat

Qė njė shqiptar, (tė afėrmit e tė cilit janė dėbuar me dhunė nga Ēamėria prej qeverisė greke pas Luftės sė Dytė Botėrore), tė nisė procedurat pėr kthimin e pronės nė Greqi, pėr tė cilėn ai pretendon se ėshtė pronar i saj, nė radhė tė parė duhet tė hapė njė ēėshtje nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė qytetit ku kjo pronė ndodhet e regjistruar. Por, nuk mund tė jetė vetė ai qė do ta hapė kėtė ēėshtje gjyqėsore. Nė mėnyrė absurde, kėrkohet qė pretenduesi tė pėrfaqėsohet nga njė avokat, i cili rekomandohet tė jetė grek. Por nuk pėrjashtohet mundėsia edhe e njė avokati shqiptar, me kushtin e vetėm qė tė di shumė mirė gjuhėn greke. Nė rast se e drejta nuk zgjidhet nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė, ēėshtja kalon nė Shkallėn e Dytė dhe nė Gjykatėn e Lartė. Por vetėm udhėtimi i pronarėve legjitimė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė duke u paraqitur ata vetė, do ta zgjidhte njė herė e mirė kėtė problem. Por ka shumė pengesa pėr njė gjė tė tillė, pasi burokracitė e ambasadės greke pengojnė lėshimin e vizave pėr kėtė kontingjent qytetarėsh, sapo mėson se ata i pėrkasin popullsisė ēame. Pronarėt legjitimė, tė trojeve apo objekteve nė Greqi, tė cilėt banojnė nė Shqipėri, kanė mė pak se dy muaj kohė pėr tė regjistruar pronėn e tyre nė zyrėn e Hipotekės nė Greqi. E.A



Shteti grek, nėpėrmjet vendimit tė qeverisė, kėrkon qė tė bėhet nga e para regjistrimi i pronave tė tė gjithė popullsisė greke, por, nė mėnyrė tė veēantė, deri nė muajin tetor, e gjithė popullsia qė ėshtė jashtė Greqisė ka afat pėr tė plotėsuar dokumentet




Historiku


Largimi i ēamėve nga Greqia


Ka pasur tri faza tė veēanta tė emigrimit tė popullsisė ēame nga Greqia Veriore. E para, ishte gjatė Luftėrave Ballkanike 1912-1914, e dyta pas nėnshkrimit tė Konventės turko-greke tė Lozanės nė janar 1923, dhe e treta nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, nė periudhėn nga qershori 1944 deri nė mars 1945, kur llogariten tė jenė vrarė 5 mijė burra, gra dhe fėmijė. Pjesa tjetėr e popullsisė ēame kaloi kufirin dhe hyri nė Shqipėri. Ēamėt kėrkojnė njohjen e tė zhdukurve si rezultat i kėtyre konflikteve dhe tė drejtave pasurore tė mbi 150 mijė tė tjerėve. Megjithatė, Athina zyrtare e konsideron ēėshtjen ēame si njė "ēėshtje qė nuk ekziston". Por, Parlamenti Evropian, jo vetėm njė herė ka kėrkuar nga qeveria e Greqisė qė tė zgjidhė tė drejtat e popullsisė ēame, nė bazė tė Kartės sė OKB-sė dhe dokumenteve tė tjera ndėrkombėtare.



Intervista/ Kreu i PDI-sė, Tahir Muhedini, reagon pas vendimit tė qeverisė greke pėr hipotekimin e pronave


PDI: Qeveria tė hyjė nė negociata me Athinėn


"Bollano spekulativ, ka abuzuar me Kushtetutėn dhe ligjet shqiptare"



Reagojnė qarqet politike shqiptare ndaj udhėzimit tė qeverisė greke pėr hipotekimin nga e para tė tė gjitha pronave nė Greqi.

Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim ėshtė duke hartuar njė relacion pėr trupin diplomatik tė akredituar nė Tiranė dhe po pėrgatitet pėr takime direkte me shefin e qeverisė, Sali Berishėn, dhe Presidentin Bamir Topi. Nė njė intervistė pėr "Shqip", kryetari i PDI-sė, Tahir Muhedini, kėrkon nga shteti shqiptar

qė tė ndėrhyjė pėr kėtė ēėshtje nė Parlamentin Evropian dhe tė hyjė direkt nė marrėveshje me shtetin grek. "Duhet t‘i krijohet kushte popullsisė shqiptare ēame qė tė shkojė nė Greqi pėr regjistrimin e pronave. Shteti ynė ka detyrim qė tė interesohet pėr pronat e shqiptarėve dhe, nė veēanti, pėr pronat e ēamėve qė janė pronar ‘de jure‘", tha Muhedini.

Qeveria greke ka nxjerrė njė udhėzim qė tė hipotekohen nga e para tė gjitha pronat nė Greqi, ēka rrezikon pronat e shqiptarėve dhe ēamėve nė shtetin fqinj. Si e gjykoni ju kėtė dhe ēfarė qėndrimi do tė mbani kundrejt kėtij vendimi?

Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim ka dalė hapur pėr tė drejtat e popullsisė shqiptare ēame, ku dihet botėrisht qė ėshtė shkelur i gjithė programi ndėrkombėtar dhe kėtu hyjnė edhe pronat pėr shqiptarėt e Ēamėrisė. Mendimi im pėr kėtė vendim tė qeverisė greke ėshtė spekulant pėr vendin, pasi pronat e popullsisė ēame qė janė pronar "de juro" duan t‘i shfrytėzojnė me tė gjitha format dhe mjetet nė kundėrshtim me standardet ndėrkombėtare. Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim do tė mbajė masa urgjente, do tė njoftojė me njė relacion tė gjithė trupin diplomatik tė ndodhur nė Shqipėri, do tė kėrkojė njė takim me Presidentin Topi dhe Kryeministrin Berisha. Do tė njoftojė tė gjitha institucionet e Parlamenteve Evropiane dhe do tė jetė karshi kėrkesave tė ēamėve qė prona t‘i shkojė tė zotit dhe pronat e shqiptarėve tė Ēamėrisė nuk duhet t‘i shfrytėzojė dhe spekulojė shteti grek. Unė mendoj se ka ardhur koha qė shteti shqiptar duhet tė jetė mė i drejtpėrdrejtė karshi kėrkesave tė popullsisė shqiptare ēame. Shikoj qė ka dy standarde. Shteti grek, duke pėrfituar qė ne po anėtarėsohemi nė NATO dhe kėrkojmė ratifikimin e tė gjitha shteteve pėr MSA-nė dhe, para se tė japė firmėn pėrfundimtare, kėrkon tė bėjė tri varreza masive qė ėshtė, pėr mendimin tim, njė veprim spekulativ, pėr arsye se aty nuk ka trupa ushtarėsh grekė dhe kėtu u bė problem kjo, qė u morėn trupa dhe eshtra tė fshatarėve pėr t‘u vendosur nė varrezat e ushtarėve grekė. Mendoj se shteti shqiptar nuk mori masat e duhura pėr t‘u treguar vendin kėtyre abuzuesve apo klerit tė Kosinės, i cili u vu para pėrgjegjėsisė, por shteti grek, me ndėrhyrjet e tij, e la nė heshtje kėtė zhvillim masiv qė iu bė fshatarėve tė Kosinės. Dhe kėshtu, shteti grek, gjithmonė pretendon pėr minoritetin grek, dhe ndėrkombėtarėt e kanė pikė tė dobėt dhe Parlamenti Evropian ėshtė shumė i ndjeshėm pėr ēėshtjen e minoriteteve. Shteti grek duhet tė ketė parasysh qė tė zbatojė kėrkesat e minoritetit shqiptar qė janė nė Greqi, ku pėrfshihen edhe shqiptarėt ēamė qė u dėbuan me njė gjenocid. Kėtu tani, shteti grek thotė qė tė bėhet regjistrimi i pronave tė tė gjithė popullsisė greke, por, nė mėnyrė tė veēantė, deri nė muajin tetor, e gjithė popullsia qė ėshtė jashtė Greqisė ka afat pėr tė plotėsuar dokumentet. Si mund ta bėjė njė krahinė e tėrė me popullsi ēame kėtė veprim, nė njė kohė kur shteti grek nuk lejon lehtėsim pėr kėtė popullsi qė tė shkojė tė bėjė regjistrimin. Kėtu, popullsia shqiptare ēame ka kėrkuar tė shkojė tė shikojė pronat dhe shtėpitė e tyre, dhe Greqia, nė mėnyrė flagrante, nuk jep viza dhe si mund tė shkoje ky shtetas shqiptar ēam qė tė bėjė regjistrimin e pronės sė tij. Kėtu, besoj, duhet ndėrhyrja e shtetit shqiptar, por duhet edhe ndėrhyrja nga Parlamenti Evropian, qė vendimi i shtetit grek, ėshtė pėr tė spekuluar dhe uzurpuar pronat e ēamėve dhe njė pjese tė popullsisė shqiptare. Jam i mendimit qė Greqia, nė vazhdėn e spekulimeve qė ka bėrė me ēamėt, ky ėshtė edhe spekulimi i fundit qė do tė bėjė dhe kėtu ėshtė shkelje e tė drejtave tė njeriut nė njė kohė kur shteti grek bėn pjesė nė BE dhe duhet tė zbatojė standardet ndėrkombėtare dhe konventat evropiane pėr tė drejtat e njeriut, pėr tė drejtėn e pronės. E kundėrta ndodh me Shqipėrinė, qė ėshtė treguar gjithmonė e gatshme pėr tė plotėsuar edhe ato qė i mungojnė komunitetit grek nė Shqipėri. I bėri pronarė tė ligjshėm, minoritetin grek, shteti shqiptar e bėri me dy shtetėsi, qė nuk ka pasur asnjėherė shtetėsi greke, kurse popullsia e krahinės sė Ēamėrisė ka pasur shtetėsi greke dhe Greqia ka lėnė njė krahinė tė tėrė masive pa shtetėsi greke dhe shteti shqiptar qėndroi nė heshtje.

U shprehėt se do tė hartoni njė relacion drejtuar trupit diplomatik, por do tė keni edhe kontakte tė drejtpėrdrejta me krerė tė shtetit shqiptar. Ēfarė do tė kėrkoni nga shteti shqiptar konkretisht, dhe a besoni se diplomacia dhe qeveria shqiptare do ta zgjidhin kėtė ēėshtje?

Ashtu siē do t‘i bėjmė relacion trupit diplomatik, do t‘i kėrkojmė edhe shtetit shqiptar qė tė ndėrhyjė, si nė Parlamentin Evropian, dhe tė hyjė direkt nė marrėveshje me shtetin grek. T‘i krijohet kushte edhe popullsisė shqiptare ēame qė tė shkojnė nė Greqi pėr regjistrimin e pronave. Shteti ynė ka detyrim qė tė interesohet pėr pronat e shqiptarėve dhe, nė veēanti, pėr pronat e ēamėve qė janė pronar "de jure".

Nė lidhje me tokat e ēamėve, a dispononi njė shifėr konkrete tė pronave tė shqiptarėve ēamė nė Greqi?

Unė mund t‘ju them qė kėtu nuk flitet pėr njė apo 100 prona, por pėr njė krahinė tė tėrė, qė ėshtė me popullsi shqiptare dhe pronarė "de juro" janė popullsia shqiptare ēame. Njė pjesė e mirė kanė edhe dokumente, kanė tapi, kurse njė pjesė tjetėr nuk kanė tapi, pėr arsye se me atė gjenocid qė ndodhi nuk kishin mundėsi tė merrnin asnjė dokument. Por, sipas tė dhėnave, tapitė janė nė kadastrat greke dhe kėtu lind e drejta e shtetit grek qė tė ndihmojė tė gjithė ish-pronarėt qė t‘i krijojė kushte dhe t‘i pajisi me viza qė tė shkojnė tė bėjnė regjistrimin.

Jeni njohur me vendimin e qeverisė greke dhe ēfarė tendence ka Greqia me miratimin e kėtij udhėzimi?

Ne jemi tė qartė dhe tė bindur qė Greqia asnjėherė nuk ka pasur dashamirėsinė tė zbatojė tė drejtat e shqiptarėve pėr popullsinė ēame. Vendimet e Greqisė ndaj Shqipėrisė kanė qenė gjithmonė tė kundėrligjshme, jashtė standardeve evropiane vetėm pėr tė spekuluar me pronat e ēamėve, me heqjen e shtetėsisė, por edhe me gjenocidin qė pėrdori ndaj popullsisė ēame, duke i quajtur bashkėpunėtorė tė fashizmit. Kohėt kanė ndryshuar dhe shteti grek po merr mėsime tė drejtpėrdrejta nga PDI, qė i bėri me dije Parlamentit Evropian mbas 60 vjetėsh heshtjeje, pasi sistemi i diktaturės nuk i krijoi mundėsi ēamėve tė kėrkonte tė drejtėn e pronės. Ka ardhur koha qė politika duhet tė jetė e drejtpėrdrejtė pėr tė drejtat e ēamėve. Deri tani, nė mėnyrė spekulative, popullsisė ēame i paraqiten vlera, por kjo nuk mjafton, por qeveria duhet tė shkojė pranė organizmave pėrkatėse. Kur themi qė prona ėshtė e patjetėrsueshme, shteti grek duhet tė zbatojė nė mėnyrė rigoroze kėtė gjė.

Kohėt e fundit, kemi parė njė marrėdhėnie tė ngrohtė mes Kryeministrit Berisha dhe kreut tė Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano. Si i komentoni kėto marrėdhėnie nė prag tė nxjerrjes sė udhėzimit tė qeverisė greke pėr hipotekimin e pronave?

Nėpėrmjet mediave kam mėsuar qė Berisha me Bollanon kanė marrėdhėnie tė mira. Mendimi im si kryetar i PDI-sė, por edhe si personal, ėshtė se kemi tė bėjmė me njė kryetar bashkie spekulativ, i cili, qė kur ėshtė vendosur si kryetar bashkie, ka spekuluar mbi Kushtetutėn dhe ligjet shqiptare. Nė emėr tė minoritetit grek abuzon, sikur minoriteti grek keqtrajtohet nė Shqipėri, por kėtu kemi tė bėjmė me spekulimin e qarqeve antishqiptare dhe pjesė e kėtyre qarqeve mund tė jetė edhe Bollano. Sa herė qė vjen njė zyrtar i lartė, Bollano krijon alibi se minoritetit grek nuk i plotėson kėrkesat dhe bėn njė fushatė antishqiptare. Ka ardhur koha dhe fundi i spekulimeve tė kėtij kryetari bashkie. Qeveria duhet tė mbajė qėndrim ndaj tij. Nė emėr tė minoritetit grek, nė njė kohė kur dihet se Himara pjesėn mė tė madhe e ka shqiptare. Shteti shqiptar spekulimet e Bollanos duhet t‘i parandalojė, duhet t‘i thotė atij tė zbatojė Kushtetutėn dhe ligjet e shtetit shqiptar si kryetar bashkie dhe tė mos abuzojė me teorinė se minoritetit grek nuk i plotėsohen tė drejtat. Mund ta them hapur qė minoriteti grek, shteti shqiptar, jo vetėm qė ia ka plotėsuar kėrkesat, por e ka tejkaluar masėn. Duke qenė se ky komunitet nuk ka prona, Shqipėria i ka bėrė me prona, kjo tregon qė i kanė marrė pronat shqiptarėve dhe ua kanė dhėnė grekėve. Duke qenė se minoriteti grek pa nuk ka pasur shtetėsi direkte asnjėherė, dhe kėta e bėnė me nėnshtetėsi greke, nė njė kohė kur popullsia shqiptare ēame ka pasur shtetėsi greke dhe kombėsi shqiptare dhe shteti shqiptar nuk i kėrkon kėto tė drejta siē i kėrkon Greqia, qė t‘i thotė shtetit grek qė t‘i jepet shtetėsia greke popullsisė shqiptare ēame. Kėtu janė shkelur konventat ndėrkombėtare dhe kjo tregon se kėtu kemi tė bėjmė me dy standarde. Ne kemi deklaruar dhe e themi se minoriteti grek dhe popullsia ēame duhet tė jenė njė urė lidhėse midis marrėdhėnieve tė mira midis Greqisė dhe Shqipėrisė, por kjo nuk mund tė ndodhė kur nuk plotėsohen kėrkesat e ēamėve.

"Omonia" ka kėrkuar qė greqishtja tė jetė gjuhė e dytė zyrtare nė Shqipėri. Si e komentoni kėtė kėrkesė?

Unė mendoj se kjo ėshtė nė vazhdėn e spekulimeve qė kėrkon minoriteti grek, kryetari i "Omonia"-s dhe PBDNJ. Kėtu gjithmonė kėrkesat e "Omonia"-s janė spekulative. Gjuha greke nuk ėshtė ndonjė gjuhė ndėrkombėtare qė tė jetė gjuhė e dytė nė Shqipėri dhe anglishtja ėshtė njė gjuhė ndėrkombėtare qė mund tė jetė njė gjuhė e dytė, por jo greqishtja.



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...