Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Imuniteti, gati te prekim Kushtetuten

Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-14-2008


Deputetet e Partise Demokratike shprehen pro nismes se kufizimit te imunitetit te deputeteve, por ata nuk deklarojne rrugen ligjore qe do te ndiqet ne lidhje me kete nisme. Keshtu, dje, kreu i Komisionit te Ligjeve, Fatos Beja, deklaroi ne nje prononcim per mediat se per kufizimin e imunitetit te deputeteve jane te hapura te gjitha variantet, si amendimi i Kushtetutes dhe kufizimi nepermjet nje ligji te vecante.

"Per kufizimin e imunitetit nuk perjashtohet edhe ndryshimi i Kushtetutes apo cdo ndryshim ligjor qe do te gjykohet i nevojshem per arritjen e qellimit qe ka kjo nisme", deklaroi diten e djeshme nenkryetari demokrat i Komisionit te Ligjeve. Sipas tij, ndonese aktualisht kjo nisme nuk eshte paraqitur ne Komisionin e Ligjeve, demokrate prej kohesh e kishin mbeshtetur ate. Sipas Bejes, me ardhjen e kesaj nisme ne komision do te vendosej edhe rruga qe do te ndiqej ne lidhje me kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe zyrtareve te larte.

"Kufizimi i imunitetit eshte nje iniciative e mirepritur. Qe ne fillim te kesaj legjislature kemi deshiruar qe te fusim elemente te heqjes se imunitetit te deputeteve dhe te personave qe kane imunitet, lidhur me krimet qe lidhen me korrupsionin", theksoi kreu i Komisionit te Ligjeve. Sipas tij, i rendesishem per demokratet eshte fakti qe mos lene pershtypjen qe nje njeri qe ka imunitet, per hir te funksionit te tij, mund ta perdore kete imunitet per interesa private dhe te pasurohet ne menyre te paligjshme. Nga ana tjeter ish-ministri i Drejtesise, Aldo Bumci deklaroi se kufizimi imunitetit te deputeteve ishte nje nisme qe duhej pershendetur. Ne nje prononcim per mediat, Bumci deklaroi se ishte momenti i duhur per te ndermarre kete nisme per vete faktin se edhe Partia Socialiste permes kreut te saj, Edi Rama ishte shprehu pro kufizimit te imunitetit. Ne keto kushte, sipas Bumcit, ky ishte nje rast i mire per te vene ne jete edhe nismen e propozuar nga mazhoranca rreth 2 viteve me pare. Nga ana tjeter deputeti i Partise Demokratike, Aleksander Biberaj, u shpreh pro kesaj nisme, duke e quajtur te domosdoshme. Sipas Biberajt, Grupi parlamentar i PD-se duhej te merrte nje vendim edhe ne lidhje me menyren ligjore qe do te gjendej per te bere realitet kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe zyrtareve te tjere te larte. Dy dite me pare nisma per kufizimin e imunitetit u fut ne kalendarin 3 javor te punimeve te Kuvendit dhe tani pritet te shqyrtohet ne komisione se shpejti.

Berisha deklaroi se eshte dakord per kufizimin

Kreu i qeverise, Sali Berisha, deklaroi dy dite me pare gjate mbledhjes se Grupit parlamentar te PD-se se ishte rene dakord edhe me PS-ne per kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe zyrtareve te larte. Sipas Berishes, kishte ardhur koha kur ne emer te integrimit dhe transparences te shembej edhe muri i imunitetit, ne menyre qe raportet mes qytetareve dhe politikaneve te merrnin nje dimension te ri dhe sa me te barabar.
 

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!