Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Peci: Kufizimi i imunitetit, te sanksionohet ne Kushtetute
Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-14-2008
- Lajmi...
Peci: Kufizimi i imunitetit, te sanksionohet ne Kushtetute
Deputeti i Grupit parlamentar te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Spiro Peci, deklaroi dje se, sipas tij, kufizimi i imunitetit te deputeteve duhet te sanksionohej ne Kushtetute. Ne nje prononcim per mediat, anetari i Komisionit te Ligjeve deklaroi se nuk e kuptonte pse dy kreret e partive me te medha ne vend, asaj Socialiste dhe Demokratike, kerkon qe kufizimi i imunitetit te deputeteve te behet nepermjet nje ligji te vecante dhe jo nepermjet Kushtetutes.
"Nuk e kuptoj insistimin e dy kryetareve te Partise Socialiste dhe asaj Demokratike per ta bere nje ligj te ri per imunitetin e deputeteve", deklaroi ne nje prononcim per mediat, Spiro Peci. Sipas tij, ne rast se kjo nisme nuk merrej nepermjet ndryshimit te Kushtetutes, atehere do te ishte e pavlere. Anetari i Komisionit te Ligjeve, Spiro Peci, deklaroi se do te ishte e udhes qe ky ndryshim per imunitetin te ishte bere gjate periudhes kur dy partite e medha politike realizuan edhe ndryshimet ne Kushtetute ne lidhje me reformen zgjedhore. Por perseri, sipas Pecit, ishte e rendesishme qe ne momentin qe kjo nisme te merrej te behej edhe ndryshimi perkates ne Kushtetute. Kjo pasi ne ligjin themeltare te shtetit sanksionohet qe zyrtaret e larte dhe deputetet jane te pajisur me imunitet qe i mbron ato nga proceset politike qe mund te hapi prokuroria ndaj tyre. Sipas Pecit, parimisht kufizimi i imunitetit te deputeteve ishte nje nisme e rendesishme qe duhej ndermarr, por, sipas tij, kjo nisme duhej te kryej ne menyre te qendrueshme me amendimin e Kushtetutes.
- Opinioni juaj...