Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Topi ne Izrael: E ardhmja euroatlantike, rruga e vetme

Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-14-2008


Presidenti i Republikes, Bamir Topi, tha dje ne Izrael se Shqiperia e shikon te ardhmen e saj pjese te te ardhmes euroatlantike, si gur ne themelet e demokracise globale. Gjate fjales se mbajtur ne konferencen me teme "Perballja me te nesermen", kreu i shtetit shqiptar, theksoi se e ardhmja euroatlantike eshte rruga e vetme per te garantuar mireqenien ekonomike, paqen sociale, besimin reciprok, lirine e vlerave mes popujve, kombeve e civilizimeve te botes sone te vogel. "Thirrja per te ndertuar nje te ardhme te perbashket vjen jo vetem nga lashtesia e njerezimit dhe librat e shenjte, por sidomos nga femijet tane dhe brezat qe do te vijne pas. Pergjigjja ndaj kesaj thirrjeje eshte perkushtimi misionar i botes se sotme ne perballjen me sfidat dhe rreziqet qe kercenojne vlerat e ndertuara deri tani", tha Topi. Sipas tij, Shqiperia e sotme, laike ne Kushtetute, por me pasuri te trasheguar besimesh levron vlera te rralla te lirise, tolerances dhe harmonise nderfetare. "Marredheniet mes besimeve, sa institucionale, por sidomos shpirterisht dialoguese e nderpranuese, historikisht kane prodhuar nje shoqeri shqiptare pa konflikte fetare e armiqesi apo paragjykime besimesh e kulturash, nje shoqeri shembulli rralle i patjetersueshem i se shkuares, se tashmes dhe te nesermes globale", theksoi presidenti. Kreu i shtetit nenvizoi ne kete kuader faktin se Shqiperia dhe shqiptaret, besojne ne bashkepunimin nderkombetar, ne integrimin ndershteteror, ne globalizimin dhe ne dinamikat e ecurise se tyre duke kontribuar dhe pasuruar keto procese nepermjet historise, por edhe te tashmes se saj. "E ardhmja u perket te gjitheve. Ajo s'ka kufij, politike as fetare. Misionet, strategjite, politikat e themelimit te saj nuk duhet te jene as futuriste e as virtuale. Ato duhet te shkrihen ne levizje te orientuara drejt mireqenies se popujve, te mbeshtetura ne pervojen e gjate pozitive te historise se nderthurjes se civilizimeve, te vemendshme ndaj deshtimeve ne historine e bashkejeteses midis kombeve", vijoi Topi. Presidenti nuk harroi te falenderoje homologun e tij Peres dhe te gjitha autoritetet vendase ne Izrael per organizimin e shkelqyer te aktivitetit dhe mikpritjen e ofruar.

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!