Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: "Hakmarrja..."/ Tri ditet e rrembimit te Erion Nushit per 200 mije dollare
Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-14-2008
- Lajmi...
"Hakmarrja..."/ Tri ditet e rrembimit te Erion Nushit per 200 mije dollare
Rrembimi me qellim perfitimin i te miturit Erion Nushi, djali i nje cifti biznesmenesh ne Tirane, ka tronditur jo vetem opinionin, por vuri ne alarm edhe policine. Ne 1 tetor te vitit 1995, persona te maskuar moren peng femijen duke e izoluar ne nje banese me qira mbi Pazarin e Ri ne kryeqytet, duke i kerkuar familjes se Drini e Vilma Nushit, te paguanin 200 mije dollare ne kembim te djalit dhe te mos benin denoncim ne polici nese do donin qe ai te ishte mire. Afati ka qene 48 ore, nderkohe qe komunikimi eshte bere nepermjet telefonave nga Posta dhe disa letrave te shtypura ne makine shkrimi. Pengmarrja zgjati tre dite, ndersa femija u mor nga shkolla e tij, "Dora D'istria", ne nje rrugice. Prokuroria ka si te dyshuar per kete ngjarje vellezerit Orik e Leart Shyti, Roland Shytin, Nikolin Novruzajn, Gentian Caken, e Gezim Gjonin. Femija u lirua ndersa ne dosje thuhet se pengmarresit nuk moren asnje dollar dhe i falen nje zinxhir floriri.
...Ne muajin tetor te vitit 1995, i pandehuri Orik Shyti, u ka sugjeruar te pandehurve Nikolin Novruzaj, Altin Arapi, Leart Shyti, Roland Shyti, Gentian Caka dhe shtetasit Enkeledi Agaj, qe te rrembenin me qellim fitimi femijen Erion Nushi. Sipas te pandehurit Orik, prinderit e Erionit kishin shume para, se merreshin me aktivitete fitimprurese. Nga ana e te pandehurit Orik, ishin studiuar qe me pare levizjet e femijes Erion Nushi, si dhe ishin bere perpjekje me qellim evidentimin e numrit telefonik qe dispononte familja e tij, numer i cili u nevojitej me qellim qe te telefononin gjate kohes qe Erioni do te ishte i rrembyer. Per te realizuar rrembimin, qe te gjithe personat e mesiperm, kane caktuar detyrat e secilit prej tyre, ne lidhje me veprimet konkrete qe do te kryenin ne momentin e rrembimit dhe me pas. Ne ate periudhe me porosi te te pandehurit Orik Shyti, i pandehuri Gezim Gjoni kishte marre me qira banesen e shtetasit Mit'hat Keta, e cila ndodhej ne rrugen "Ali Pash Gucia", nr.10, te qytetit te Tiranes (rreth 200 m mbi Pazarin e Ri). Sipas planit ishte vendosur qe mbas rrembimit, femija Erion Nushi, do te mbahej ne kete banese. Meqenese femija Erion Nushi, mund t'i njihte te pandehurit Orik Shyti, Leart Shyti dhe Altin Arapi, u vendos qe keta persona te mos merrnin pjese ne kryerjen e rrembimit. Per te realizuar rrembimin te pandehurit do te perdornin nje veture te markes "FIAT", modeli Tipo, te cilen e kishin blere rreth 6 muaj me pare. Kjo veture kishte fillimisht ngjyre te bardhe dhe te pandehurit e kane lyer me ngjyre blu, me qellim qe te ngjante si makine policie. Makina eshte lyer ne qytetin e Vlores, nga shtetasi Zenel Alimuca, te cilit ia kishte cuar i pandehuri Nikolin Novruzaj (analize me e plote e ketij momenti do te behet me poshte kur te analizohet episodi ne vijim).
Sipas planit, ishte vendosur qe femija Erion Nushi, do te rrembehej ne momentin qe ai do te shkonte ne shkolle, rreth ores 08:00 te mengjesit. Rrembimi do te realizohej nga te pandehuri Nikolin Novruzaj dhe Roland Shyti, ndersa veturen do ta drejtonte Enkeledi Agaj. Sapo te realizohej rrembimi, i pandehuri Gentian Caka, do te shkonte te banesa e femijes Erion Nushi dhe do te fuste poshte deres, nje leter te pergatitur qe me pare nga i pandehuri Orik Shyti dhe te shkruar prej tij me makine shkrimi, ne lidhje me kushtet dhe kerkesat per lirimin e te rrembyerit. Per te qene i sakte, i pandehuri Nikolin Novruzaj, kishte shkuar nja dy dite me pare te shkolla, me qellim qe ta verifikonte dhe fiksonte mire personin qe do te rrembehej. Ne daten 30.10.1995, te pandehurit kane bere nje perpjekje per te realizuar rrembimin, por pa sukses, mbasi ne momentin qe i pandehuri Roland Shyti, i ka thirrur te demtuarit, ky i fundit nuk e ka kthyer fare koken dhe ka vazhduar te ece, duke u futur ne territorin e shkolles. Ne keto rrethana, u vendos qe rrembimi do te realizohej te nesermen dhe se femija Erion Nushi do te futej me force ne makine.
Ne daten 31.10.1995, rreth ores 07:30, te pandehurit Roland Shyti dhe Nikolin Novruzaj, kane zene vend ne afersi te shkolles "Dora D'Istria", ne rrugen ku kalonte zakonisht femija Erion Nushi. Pak me tutje qendronte Enkeled Agaj, i cili kishte parkuar veturen e markes "FIAT", modeli Tipo, afer murit te shkolles. Ne momentin qe femija Erion Nushi eshte afruar te shkolla, i pandehuri Nikolin i ka dale nga mbrapa dhe e ka ndjekur rreth 10 metra, nderkohe qe perpara qendronte i pandehuri Roland Shyti. Ne momentin qe i demtuari ndodhej midis tyre, te dy te pandehurit kane nderhyre duke e kapur perkatesisht i pandehuri Nikolin ne pjesen e kokes dhe i pandehuri Roland ne pjesen e kembeve. Te vendi ku ndodheshin ata eshte afruar me shpejtesi Enkeled Agaj, i cili drejtonte veturen e markes "FIAT", modeli Tipo, te ciles te pandehurit i kishin vendosur perde, si dhe nje feneline policie, me qellim qe ajo te dukej si nje mjet i forcave te policise. Dy te pandehurit Roland dhe Nikolin e kane futur te demtuarin ne sediljen e pasme te vetures, duke hyre fillimisht Rolandi dhe terhequr nga kembet dhe me pas edhe Nikolini. Agaj i ka bere shenje te pandehurit Gentian Caka, i cili kishte per detyre qe te conte te banesa e te demtuarit, nje leter format A4, ne te cilen paraqiteshin kerkesat e te pandehurve drejtuar prinderve te femijes Erion Nushi, ne lidhje me lirimin e tij. Kete leter e kishte pergatitur dhe shkruar me makine shkrimi, i pandehuri Orik Shyti. I pandehuri Gentian Caka e ka futur letren poshte deres dhe kjo leter u ka rene ne dore prinderve te te demtuarit, rreth ores 08:00. Ne kete leter u behej e qarte prinderve te femijes, se u kishin marre djalin dhe per lirimin e tij, duhej qe brenda nje afati kohor prej 48 oresh, te dorezohej nje shume prej 200 mije USD. Babai i te demtuarit, deshmitari Drini Nushi, sapo ka marre letren dhe ka lexuar permbajtjen e saj, e ka kuptuar se behej fjale per rrembimin e njerit prej dy djemve te tij dhe eshte veshur dhe ka shkuar te shkolla e djalit te vogel, te cilin e ka gjetur aty. Me pas eshte kthyer ne banese dhe ia ka bere te qarte edhe bashkeshortes se tij se behej fjale per rrembimin e Erionit.
Mbasi kane futur te demtuarin ne veture, dy te pandehurit dhe Enkeled Agaj, jane nisur me shpejtesi, duke kaluar neper rruge te ndryshme, derisa rreth ores 08:15 kane arritur ne banesen e Mit'hat Keta, te cilen e kishin marre me qira. Ne kete banese i priste i pandehuri Altin Arapi, i cili sapo ka ndjere zhurmen e makines, ka hapur deren e jashtme, e cila ishte prej llamarine dhe e lyer me boje te kuqe dhe makina eshte futur ne oborrin e shtepise. Te pandehurit e kane nxjerre te demtuarin nga makina dhe e kane futur ne dhomen e gjumit, e cila ndodhej ne anen e djathte te oborrit. Gjate kesaj kohe te pandehurit ia kane mbajtur koken poshte te demtuarit, si dhe i kane hedhur nje rrobe ne koke, e cila ishte si kellef jasteku. Ne dhome, te demtuarin e kane sistemuar te krevati dopio i kane vene nje ngjites te gjere ne sy, te cilin ia kane hequr me pas duke i vene perseri ne koke rroben e mesiperme. Ne banese ka ardhur edhe i pandehuri Orik Shyti, i cili i ka thene Agajt, qe te shkonte te blinte disa gjera per te ngrene. Rreth ores 08:30-09:00, te dates 31.10.1995, te pandehurit Orik Shyti dhe Nikolin Novruzaj, kane shkuar te Posta Qendrore, me qellim qe te telefonin ne banesen e te demtuarit. Ne telefon ka folur i pandehuri Nikolin dhe ne anen tjeter fillimisht eshte pergjigjur shtetasja Vilma Nushi, nena e te demtuarit dhe me pas deshmitari Drini Nushi, babai i te demtuarit. Kjo bisede telefonike konsistonte vetem per te konfirmuar faktin qe prinderit e te demtuarit e kishin marre apo jo letren, duke u thene se duhet t'i jepnin parate patjeter.
Rreth ores 13:40, te dates 31.10.1995, te pandehurit kane realizuar nje bisede tjeter telefonike, me deshmitarin Drini Nushi, ne numrin telefonik te shtepise se tij. Edhe ne kete rast, personi qe ka realizuar biseden ka qene i pandehuri Nikolin Novruzaj dhe bashke me te ishte edhe i pandehuri Orik Shyti, i cili, sikurse ne biseden e meparshme, i ka diktuar te pandehurit Nikolin se cfare fjalesh do te thoshte ne telefon. Sikurse ne keto dy biseda telefonike dhe ne ato qe do te rendisim me pas, ne cdo rast, pervec te pandehurit Nikolin qe realizonte biseden, ka qene edhe i pandehuri Orik Shyti, i cili diktonte fjalet qe i pandehuri Nikolin duhej te thoshte ne telefon. Ne kete bisede, i pandehuri Nikolin i ka terhequr vemendjen deshmitarit Drini Nushi, se ky i fundit ishte ne rruge te gabuar, duke e pyetur se cfare bente. Nderkohe, deshmitari Drini Nushi i eshte pergjigjur se ai po mendonte per cfare kishin biseduar dhe ne mbyllje te bisedes, i pandehuri Nikolin Novruzaj, i ka thene qe te mendohej shpejt, se femijen e kishte ne kushte te veshtira.
Rreth ores 19:30, te dates 31.10.1995, i pandehuri Nikolin Novuraj ka telefonuar perseri ne banesen e deshmitarit Drini Nushi dhe ka folur me kete te fundit, duke i thene se i kishin derguar nje zarf, me nje taksi te markes "Volvo", me targe 94-56, e cila ndodhej poshte pallatit. Mbas kesaj telefonate, deshmitari Drini Nushi, ka zbritur per te marre zarfin qe i kishin thene. Me ta ka shkuar edhe deshmitari Ylli Kokushta, qe eshte kusheriri i pare i tij. Mbasi ka identifikuar taksine, per te cilen behej fjale, deshmitari Drini eshte afruar dhe ne kroskot te saj ka marre zarfin, siper te cilit ndodhej edhe nje shume parash. Kete zarf, deri aty e kishte sjelle i pandehuri Gezim Gjoni me porosi te te pandehurit Orik Shyti. I pandehuri Gezim i kishte hipur taksise, e cila ishte prone dhe njekohesisht drejtohej nga deshmitari Halil Hyseni, ne afersi te Pazarit te Ri. Mbasi kishin arritur ne afersi te pallatit ku banonte deshmitari Drini Nushi, i pandehuri Gezim i kishte thene deshmitarit Halil, qe te priste aty 10 minuta sa te takonte "vellane" dhe mbi kroskot ka vene nje zarf, siper te cilit ka vene dy kartemonedha 500 lekeshe. I pandehuri Gezim, mbasi eshte larguar nuk eshte kthyer me te taksia. Deshmitari Drini Nushi eshte ngjitur ne banesen e tij dhe ka hapur zarfin, brenda te cilit ndodhej nje flete format A4, ne te cilen te pandehurit i kerkonin qe te jepte emrin e nje personi te besuar, i cili duhet te dorezonte parate. Te pandehurit i kerkonin gjeneralitetet e ketij personi, moshen, adresen e sakte dhe numrin e telefonit. Mbas bisedes qe eshte zhvilluar ne banese, deshmitari Drini Nushi i ka kerkuar deshmitarit Ylli Kokushta qe te kontaktonte me personat qe kishin rrembyer djalin e tij, sipas kerkeses qe ata kishin paraqitur ne kete leter. Deshmitari Ylli Kokushta ka pranuar qe te komunikonte me tej me personat qe kishin rrembyer Erionin. Por, ate mbremje nuk ka pasur me ndonje telefonata nga te pandehurit.
Te nesermen, date 01.11.1995, rreth ores 11:45, i pandehuri Nikolin Novruzaj i ka telefonuar perseri deshmitarit Drini Nushi dhe ne kete bisede telefonike, ky i fundit i ka thene se kishte caktuar deshmitarin Ylli Kokushta, si personin qe ata kishin kerkuar ne letren e dyte. I pandehuri Nikolin i eshte pergjigjur se do te interesoheshin per kete person dhe nese ai (deshmitari Ylli) do te mundohej t'ua hidhte, do te rrezikonte familjarisht. Ne kete bisede deshmitari Drini Nushi, u ka konfirmuar se shumen qe ai mund te paguante ishte 10 mije USD. Rreth ores 16:05, te po kesaj date, i pandehuri Nikolin Novruzi i ka telefonuar perseri deshmitarit Drini Nushi, duke vazhduar t'i bej presion qe te dorezonte sa me pare shumen e kerkuar te parave. Ndersa rreth ores 19.15, eshte zhvilluar nje bisede telefonike midis te pandehurit Nikolin dhe deshmitarit Ylli Kokushta, si personi qe do te kontaktonte ne vijim. Ne kete bisede i pandehuri Nikolin, ka biseduar perseri per parate dhe i ka thene deshmitarit Ylli Kokushta, se te nesermen do t'i dergonin nje leter ku do te percaktonin edhe vendin e takimit. Per kete qellim i pandehuri i ka thene se do ta telefononin ne mengjes. Ne daten 02.11.1995, rreth ores 08:30, i pandehuri Nikolin Novruzaj i ka telefonuar perseri deshmitarit Ylli Kokushta, ne telefonin e baneses se ketij te fundit dhe biseda eshte bere rreth sasise se parave qe duhej te dorezoheshin. Si nga kjo bisede ashtu edhe nga nje tjeter, e zhvilluar rreth ores 10:20, te po kesaj date, nuk eshte rene dakord per shumen e parave. Ne oren 12:05, i pandehuri Nikolin Novruzaj, gjithmone me porosi te te pandehuri Orik Shyti, ka telefonuar perseri, duke bere te qarte se shuma ishte ulur nga 200 mije USD ne 20 mije USD. Por deshmitari Drini Nushi, perseri nuk ka pranuar, duke ofruar vetem 12 mije USD, si pagese per te liruar femijen e tij. Ne kete bisede, i pandehuri Nikolin e ka siguruar deshmitarin Drini, se femija ishte mire.
Nderkohe te pandehurit, kane vendosur qe te lirojne femijen Erion Nushi, edhe pse nuk po paguhej shuma e kerkuar, tashme prej 20 mije USD. Lirimi i tij eshte urdheruar nga i pandehuri Orik Shyti, i cili ka shkuar ne shtepine e deshmitarit Mit'hat Keta, ku mbahej femija Erion Nushi dhe u ka thene te pandehurve te tjere se do ta lironin ate. Ne momentin qe i pandehuri Orik Shyti ka shkuar ne banese, te pandehurit Leart Shyti dhe Altin Arapi ishin duke shkruar ne makine letren, e cila do t'i dorezohej deshmitarit Ylli Kokushta dhe ku do te percaktohej menyra se si do te merreshin parate. Ne keto rrethana, rreth ores 18:45, i pandehuri Roland Shyti i ka telefonuar deshmitarit Drini Nushi, duke i thene se djalin do ta lironin. Ne momentin qe eshte realizuar kjo telefonate, bashke me te pandehurin Roland Shyti, ka qene edhe i pandehuri Orik Shyti. I pandehuri Altin Arapi dhe Enkeled Agaj, e kane cuar te demtuarin me makine, ne zonen e lagjes "Ali Demi" dhe aty e kane urdheruar qe te zbrese nga makina, duke i mbajtur syte mbyllur dhe te mos e kthente koken mbrapa. Mandej, ata jane larguar dhe femija Erion Nushi, mbasi eshte orientuar per vendin se ku ndodhej ka shkuar vete ne shtepi. Gjate gjithe kohes qe te pandehurit kane realizuar komunikimet dhe tratativat e mesiperme, me qellim marrjen e shumes prej 200 mije USD, femija Erion Nushi eshte mbajtur i mbyllur ne banesen e deshmitarit Mit'hat Keta.
"Femija nuk u keqtrajtua dhe rrembyesit u kujdesen"
Por ndaj femijes Erion Nushi rrembyesit nuk kane ushtruar dhune, ndersa jane kujdesur pergjate tre diteve qe e kane mbajtur peng per qellime perfitimi. Te pandehurit, sipas prokurorise, e kane vendosur ate ne dhomen e gjumit, ne nje krevat dopio me duart dhe kembet e lidhura, si dhe me nje carcaf ne koke, me qellim qe ai te mos kishte mundesi qe t'i shihte ata. Njekohesisht, kane vendosur per ndarje edhe nje batanije ne drejtim vertikal. "E kane ushqyer rregullisht te demtuarin dhe nuk kane ushtruar ndonje dhune fizike ndaj tij", thuhet ne dosje, qe i referohet edhe deshmive te vete te demtuarit. Ndersa per te ruajtur te demtuarin, kryesisht kane qendruar te pandehurit Gentian Caka dhe Roland Shyti, te cilat edhe e kane shoqeruar ne momentet kur ai donte te shkonte ne banje. Gjate gjithe kohes qe qendrimit te te demtuarit ne shtepi, ata jane kujdesur qe per asnje moment femija te mos i shikonte nga fytyra. "Per kete qellim edhe ne ato raste kur ai i kishte syte e lira, i pandehuri qe komunikonte me te mbante maske. Ne diten qe e kane liruar, Roland Shyti i ka dhuruar te demtuarit nje zinxhir floriri", cilesohet ne materialin e pretences se organit te akuzes. Edhe gjate deshmise se tij, i mituri ka deklaruar se nuk eshte keqtrajtuar apo t'i jete bere presion psikologjik.
Pengmarresit nuk moren gjoben
Te dyshuarit per pengmarrjen e Erion Nushit, djalit te biznesmeneve, nuk kane arritur te marrin leke pas tratativave disaditore me familjen. Edhe pse e kane mbajtur te lidhur ne nje banese me qira, vete rrembyesit, sipas hetimeve te kryera, kane vendosur ta lirojne te miturin, edhe pse kishin kerkuar fillimisht 200 mije dollare dhe me pas e kishin zbritur shumen ne 20 mije dollare. Sipas prokurorise, ka qene vendimi i Orik Shytit per te liruar Erion Nushin, kurse rrethanat dhe arsyet jane te paqarta, duke mos dhene asnje shpjegim te metejshem ne dosje.
Mbrojtja per grabitjen e Bankes se Vlores
...Duam te theksojme se prokuroria nuk ka asnje prove se makina e fiksuar ne kete procesverbal u perket te pandehurve. Ato perjashtojne qe makina e djegur te kete qene ne pronesi te te pandehurve. Sekuencat filmike qe gjenden ne te jane nje prove e rendesishme, qe provon te kunderten e asaj cka pretendon prokuroria. Gjate gjykimit te pare kemi kerkuar qe kaseta te shikohej ne monitor me qellim qe gjykata te bindej se personat qe jane fiksuar duke vjedhur Banken nuk jane te akuzuarit. Thanas Pasko, i plagosur nga vjedhesit dhe ka thene se e qelluan me pushke dhe jo me automatik.
Mbrojtja per vrasjen e Bujar Kaloshit
...Ne seancen e dates 12.12.2005, u administrua kerkesa jone nr. 3, me te cilen kerkonim te lexoheshin deklarimet e Leart Shytit, qe ndodhen ne dy procesverbale, pa date dhe te shqyrtoheshin dhe administroheshin si prove: aktet e perpiluara nga organi i akuzes ne daten 02.08.1996, te cilat vertetojne se deshmitari A. Duka ka njohur si vrases te te ndjerit Bujar Kaloshi shtetasin A. B., vendimin e gjykates me nr. akti 995, date 10.08.96, ne te cilin thuhet se "ka rezultuar se i pandehuri Z.D., eshte bashkepunetor ne realizimin e kesaj vrasjeje" etj. Deklarimet e te pandehurve nuk jane bere ne pranine e avokatit mbrojtes.
- Opinioni juaj...