Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Alarm per bombe ne gjimnazin "Ismail Qemali"

Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-14-2008

Nje alarm fals per bombe ka vene ne alarm uniformat blu te Komisariatit numer 1 te Tiranes, qe me shpejtesi kane shkuar ne ambientet e shkolles se mesme "Ismail Qemali", duke nxjerre jashte te gjithe nxenesit. Ka qene nje telefonate anonime e bere dje ne numrin 129 te salles operative qe ka lajmeruar se ne ambientet e gjimnazit te kryeqytetit ishte vendosur nje lende shperthyese, e cila do te eksplodonte pak minuta me vone. Menjehere eshte dhene alarmi dhe drejt shkolles kane shkuar forca te shumta policie, qe kane evakuuar jashte te gjithe nxenesit dhe stafin pedagogjik. Me pas kane mberritur dhe njesite anti-eksploziv te cilat me ndihmen e qenve anti-bombe kane kryer kerkime. Por pas 30 minutash policia ka konfirmuar, duke u shprehur se "alarmi, qe ishte dhene ne telefon, ka qene fals". Mesohet se kane nisur dhe hetimet ne lidhje me personin i cili ka bere telefonaten ne sallen operative. Ata kane marre ne pyetje disa nxenes, te cilet dyshoheshin se kishin kryer kete "shaka". Ne ambientet e shkolles kane ndenjur per disa ore, inspektoret e krimeve te cilet kane hetuar ne lidhje me te dyshuarit, por pa bere te mundur zbulimin e autorit. Telefonata mendohet te jete kryer nga nje kabine telefonike.

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!