Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Vrau motren per nder, rrezikon 18 vjet burg

Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-14-2008

Prokuroria e Tiranes kerkon denimin me 18 vjet burg per vellane qe akuzohet se vrau motren e tij. Nuhi Prapa eshte marre i pandehur per krimin e ndodhur gjate vitit 1999, po qe per 8 vite me radhe u konsiderua si vetevrasje. I dyshuari 36-vjecar e ka pranuar autoresine e krimit gjate procesit hetimor dhe pas ekspertizes mjeko-ligjore qe iu be viktimes Sulbie Islami. Per kete shkak, Prapa po gjykohet ne gjendje te lire, por, nese gjykata do te marre parasysh kerkesen e prokurorise, ai do te izolohet ne qeli. Motivi i krimit eshte cilesuar nga organi i akuzes si nje vrasje e kryer nga i pandehuri per ceshtje nderi, pasi akuzonte motren se kishte shkelur kuroren, duke pasur nje lidhje jashtemartesore. Ky i pandehur ka qene personi qe denoncoi 9 vjet me pare se motra e tij kishte vrare veten, madje duke ua bere fakt edhe te afermve te tjere. Mirepo, ka mundur ta mbaje te fshehte vetem per 8 vjet, pasi kane qene ekspertet e kriminalistikes te Komisariatit numer 3 ne kryeqytet qe hodhen drite mbi kete mister. Prapa eshte arrestuar dy vjet me pare nga policia, i cili gjate hetimit u shfajesua se kishte vrare per nder. Ngjarja e rende kriminale ka ndodhur me date 5 qershor te vitit 1999, ku eshte gjetur e ekzekutuar me arme ne banese Sulbie Islami, 33 vjece, banuese ne Tirane. Ngjarja e vitit 1999 ishte trajtuar si vetevrasje dhe per kete shkak Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane kishte pushuar ceshtjen. Por informacionet dhe te dhenat e grumbulluara nga specialiste te Policise Kriminale, hodhen drite mbi vertetesine e vdekjes se Sulbie Islamit. Mbi bazen e ketyre materialeve dhe me kerkese te oficereve te Policise Gjyqesore te ketij komisariati, Prokuroria e Tiranes rifilloi hetimet me marrjen e deshmive dhe pergjime te kryera. Ne saje te nje hetimi disa-mujor, nga ana e specialisteve te Policise Kriminale te ketij komisariati u be ndalimi i autorit te dyshuar, i cili eshte cilesuar Nuhi Prapa, vellai i viktimes.

Deshmia: E vrava se shkeli kuroren

Nuhi Prapa ka vrare motren e tij pasi ka pretenduar se kjo e fundit kishte shkelur kuroren. I pandehuri ka pretenduar se viktima ka pasur nje lidhje jashtemartesore. Per kete ky i fundit e ka vrare, duke deklaruar ngjarjen me pas si veteflijim ne momente depresioni. Por, rrefimi i te vertetes eshte bere nga vete i dyshuari ne polici pas ndalimit.

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!