Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Procesi "Cenga", ne salle deshmon edhe nena

Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-14-2008

Seanca e radhes ne Gjykaten e Rrethit te Dibres ka vazhduar me deshmite ne ngarkim te Shpetim Zizes, 19-vjecarit te dyshuar per perdhunimin dhe vrasjen e 10-vjecarit Bekim Cenga. Edhe kjo seance u zhvillua me dyer te mbyllura, por burime nga gjyqesori bejne te ditur se hetimi ne salle tashme eshte perqendruar te personi i dyte i dyshuar si bashkepunetor apo nxites i 19-vjecarit per te kryer krimin makaber. Gjyqtaret Kastriot Selita, Edmond Gogo e Altina Nasufi kane degjuar deshmitaret e thirrur nga prokurori i ceshtjes Ramadan Troci, i cili i ka kerkuat trupit gjykues analizimin e provave dhe deshmive te me teper se 7-8 deshmitareve, te cilet kane deshmuar para trupit gjykues. I akuzuari Ziza nuk ishte paraqitur ne gjykate, pasi kishte firmosur nje autorizim, me anen e te cilit mund perfaqesohej me avokatin e tij Qazim Gjonaj. Ne seance kane marre pjese familjare te te dyja paleve. Burime nga brenda salles bejne te ditur se Melita e Miri Ziza, perkatesisht nena dhe vellai i te akuzuarit, kane ngulmuar se nuk mund te kete qene i vetem ne momentin e krimit pavaresisht se kjo nuk eshte deshmuar para togave te zeza nga vete i pandehuri. Te njejten teze kane hedhur dhe prinderit e Bekim Cenges Ylli dhe Etleva Cenga, te cilet nuk mendojne se krimi mund te jete kryer vetem nga "monstra" duke dyshuar se mund te kete pasur bashkepunetore ose mund te jete shtyre nga dikush. "Ne vrasjen dhe masakrimin e 10-vjecarit Bekim Cenga ka marre pjese edhe nje tjeter person, i cili nuk prezanton asnje deficence mendore", deklaruan familjaret e pranishem ne salle. Madje, tashme eshte hedhur dyshimi i bazuar, sipas te cilit, i riu I. Sh., e ka perdorur te semurin mendor Ziza per te maskuar vepren e tij kriminale dhe monstruoze. Femijet, qe u ndane te fundit me Bekim Cengen, thane diten e rrembimit te tij se kishin pare nje makine dhe dy persona, qe e kishin joshur ate dhe marre me vete. Nderkohe, i akuzuari Ziza deklaroi se e kishte pranuar autoresine e krimit pas dhunes se ushtruar mbi te nga policia lokale. "Une nuk e kam vrare Bekimin", i tha ai nenes se tij vetem nje jave pas izolimit ne Burgun e Burrelit. "Me rrahen keq policet dhe per te shpetuar nga vdekja pranova ta kem mbytur une Bekimin", shtoi ai.

Nena e Bekimit: Vrasesit i dhashe buke

Etleva, nena e djalit, qe u gjet i masakruar ne nje tunel, ne periferi te qytetit, nen masa sigurie, eshte shoqeruar nga uniformat blu nga shtepia e saj ne lagjen "Kamen", deri ne sallen e gjyqit. Edhe ajo gjithnje ka perseritur se djalin e saj nuk e ka vrare nje i marre, por ka te tjere qe fshihen pas tij. Ajo ka riperseritur perpara trupit gjykues rrefimin per ditet e tmerrshme qe pasuan zhdukjen e te birit. Etleva Cenga tregoi se si e kishte pritur ne shtepine e saj Shpetimin, duke i ofruar per te ngrene e per te pire, me qellim qe te merrte vesh dicka per fatin e vogelushit. "Me premtoi se do te me ndihmonte, ndersa ishte ai vete qe kishte kryer krimin e tmerrshem", tregoi mes loteve Etleva Cenga. Ne deshmine e saj, ajo deshmoi edhe per periudhen perpara zhdukjes se te birit, marredheniet ndermjet dy familjeve fqinje dhe sidomos ato ndermjet viktimes dhe te akuzuarit per vrasjen.

Zhdukja e 10-vjecarit Cenga

Femija 10-vjecar Bekim Cenga u gjet i torturuar, perdhunuar e vrare ne perroin e fshatit, krim per te cilin dyshohet fqinji i tij Shpetim Ziza. Trupi pa jete i Cenges eshte gjetur pas pese ditesh i zhdukur nga familja. Me trup te permbysur, i masakruar, i demtuar ne fytyre me shenja mbytjeje ne qafe dhe i dhunuar seksualisht. Kjo ka qene pamja e tmerrshme qe kane ndeshur hetuesit ne momentin e pare ne vendngjarje. Ka qene policia ajo qe ka mundur te zbuloje kufomen ne perroin e fshatit Tomin, rreth 200 metra larg nga pallati i fundit i lagjes "Kamen", ku banon dhe familja e Ylli Cenges.

Ekspertet, shenjat mbi trup

Shenjat e dhunes ne qafe dhe nje lak prej fijesh ngjyre bezhe, pak meter larg vendit ku u gjet femija jane, sipas eksperteve, tregues te forte qe 10-vjecari eshte mbytur. Femija, sipas eksperteve, qe bene keqyrjen e kufomes e me pas ekspertizen, mbante veshur te njejtat rroba, me te cilat prinderit e kane pershkruar, kur ai ishte larguar per here te fundit nga shtepia e gjyshit. Ne anen e djathte te fytyres jane vene re shenja gervishtjeje te thelle, shume te forta, nderkohe qe ka pasur edhe shenja te dhunes seksuale.

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!