Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Vrasja e Astrit Rustemit, kapet 34-vjecari
Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-14-2008
- Lajmi...
Vrasja e Astrit Rustemit, kapet 34-vjecari
Nje 34-vjecar eshte arrestuar dje, i dyshuar per nje krim te ndodhur nje dekade me pare. Policia e Fierit, ka bere te ditur se ne pranga ne operacionin "Tango 1", eshte vene Alket Biti, i cili akuzohet per vrasjen e kryer ne vitin 1998, te Astrit Rustemit, e ndodhur ne vendin e quajtur Baza e Tubave. Dhjete vjet i shpallur ne kerkim nderkombetar per nje vrasje te kryer ne vitin 1998 ne rrethin e Fierit, per t'u kapur nje dite me pare, fale nje operacioni te organizuar nga policia e ketij qyteti. Sipas policise, duke perdorur te gjitha metodat e hetimit special per nje periudhe prej 5- muajsh, policia arriti te beje te mundur zbulimin dhe dokumentimin ligjore te vrasjes se Astrit Rustemit, ngjarje kjo e ndodhur me 8 janar te vitit 1998, ne vendin e quajtur Baza e Tubave te Fierit per motive te dobeta. Nderkohe, nga te dhena policore mesohet se me arrestimin e Bitit, eshte ekzekutuar urdhri i mases se sigurise "arrest me burg" i dates 12.05.2008 te Gjykates se Rrethit te Fierit, per vepren penale "vrasje me paramendim" dhe "mbajtje pa leje te armeve luftarake". Ai eshte derguar ne dhomat e paraburgimit te Fierit, ku ka nisur marrja ne pyetje.
- Opinioni juaj...