Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Gurakuqi-Berishes: Hiq Ndoken, ka marre ne qafe mjekesine
Publikuar nga Gazeta Shqip me 05-14-2008
- Lajmi...
Gurakuqi-Berishes: Hiq Ndoken, ka marre ne qafe mjekesine
PDK: Ndoka të mos merret me trafik deputetësh, por të tregojë diplomën e gjimnazit
Kryetari i PDK-së, Anton Gurakuqi, i ka kërkuar sërish dje Kryeministrit Sali Berisha të largojë nga detyra e ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndokën. Motivi që Gurakuqi kërkon largimin e Ndokës lidhet me faktin se "qëndrimi i tij i mëtejshëm në Ministrinë e Shëndetësisë vazhdon të krijojë probleme të shumta dhe me pasoja edhe për jetën e qytetarëve, të cilët kanë probleme shëndetësore". Kryetari i ri i PDK-së ka komentuar gjithashtu edhe lëvizjet e reja brenda PDK-së, duke u shprehur se "përpara se Nard Ndoka të merret me trafik deputetësh pa identitet politik të na bëjë publike dokumentet e shkollës së mesme". Shqetësimi i demokristianëve lidhet edhe me propozimet e reja të ministrit të Shëndetësisë, i cili ka propozuar për zv/ministër Vladimir Bejën
të saposhkarkuar nga detyra e kryekapitenit të Porteve për abuzime me detyrën shtetërore. "Në vend që këtë person ta çojë për ndjekje ligjore për shkak të dhënies së tenderit prej 350 milionësh deputetit Ndue Shpani në konflikt interesash dhe në kundërshtim flagrant me ligjin, e propozon për një detyrë të lartë shtetërore", tha Gurakuqi. Po ditën e djeshme, deputeti i pavarur, Gilman Bakalli, ka mohuar zërat se ka kaluar në partinë e Nard Ndokës, duke u shprehur se "unë jam deputet i pavarur dhe nuk jam pjesë e Partisë Demokristiane. Emri im figuron në Partinë Demokristiane për të plotësuar grupin parlamentar në komisione, ashtu siç ka qenë më parë në Partinë Demokrate Reformatore, por kjo s‘do të thotë që unë jam pjesë e PDK dhe do të votoj ashtu siç do të votojë kjo parti në Kuvend". Deklaratave të nxjerra nga selia e PDK-së për kalimin e Bakallit te PDK-ja janë hedhur poshtë nga zv/ministri i Jashtëm, Anton Gurakuqi, i cili shprehet se "ish-kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, vazhdon merkaton e deputetëve duke synuar që t‘i bëjë presion Kryeministrit Berisha nëpërmjet kartonëve të disa deputetëve qiraxhinj, të mbledhur nga parti të ndryshme, për të qëndruar me "dhunë" në postin e ministrit të Shëndetësisë".
- Opinioni juaj...