Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Topi ne Izrael: E ardhmja euroatlantike, rruga e vetme
Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-14-2008 - Titulli: Topi, i ftuar nderi ne pervjetorin e shtetit te Izraelit
Publikuar nga Gazeta Shqip me 05-14-2008
- Lajmi...
Topi, i ftuar nderi ne pervjetorin e shtetit te Izraelit
Kreu i shtetit bën thirrje për një tolerancë globale
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka marrë pjesë dje në Konferencën Ndërkombëtare të realizuar në Izrael me temë "përballja me të nesërmen". Në këtë konferencë që mbahet me rastin e 60-vjetorit të krijimit të Shtetit të Izraelit, do të trajtohen tema të rëndësishme të sfidave globale me pjesëmarrjen e liderëve dhe personaliteteve të shquara botërore si Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush, krerët e shteteve të Letonisë, Polonisë, Sllovenisë, Kroacisë, Ukrainës, etj., si edhe ish-presidentë dhe kryeministra si Toni Bleir e Mikail Gorbaçov. Në ditën e parë të saj ka marrë fjalën edhe Presidenti shqiptar, Bamir Topi, i cili ka falënderuar Presidentin Peres për ftesën. Gjatë fjalës së tij, Topi ka theksuar se "thirrja për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët vjen jo vetëm nga lashtësia e njerëzimit dhe librat e shenjtë, por sidomos nga fëmijët tanë dhe brezat që do të vijnë pas. Përgjigjja ndaj kësaj thirrjeje është përkushtimi misionar i botës së sotme në përballjen me sfidat dhe rreziqet që kërcënojnë vlerat e ndërtuara deri tani". E ardhmja u përket të gjithëve. Ajo s‘ka kufij politikë as fetarë. Misionet, strategjitë, politikat e themelimit të saj nuk duhet të jenë as futuriste e as virtuale. Ato duhet të shkrihen në lëvizje të orientuara drejt mirëqenies së popujve, të mbështetura në përvojën e gjatë pozitive të historisë së ndërthurjes së civilizimeve të vëmendshme ndaj dështimeve në historinë e bashkëjetesës midis kombeve. Sipas kreut të shtetit shqiptar ka shembuj të panumërt të historisë ku individët dhe popujt ndahen dhe bashkohen. Shqipëria dhe shqiptarët, tha Topi, besojnë në bashkëpunimin ndërkombëtar, në integrimin ndërshtetëror. "Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë, i cili kishte popullsi hebraike më të madhe se para fillimit të luftës. Asnjë hebre nuk u dorëzua, kallëzua, përkundrazi, Shqipëria mbrojti nga deportimi nazist jo vetëm shtetasit e saj hebrenj, por strehoi edhe qindra të tjerë të ardhur nga Austria, Gjermania dhe vendet e saj fqinje", tha Topi. Shqipëria e sotme, laike në Kushtetutë, por me pasuri të trashëguar besimesh lëvron vlera të rralla të lirisë, tolerancës dhe harmonisë ndërfetare. Sot tha Topi, Shqipëria e shikon të ardhmen e saj pjesë të së ardhmes euroatlantike, si gur në themelet e demokracisë globale.
- Opinioni juaj...