Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Prokuroria: Gjysme shekulli burg per 4 ushtaraket e "Ciklonit"
Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-14-2008 - Titulli: Kerkohen 45 vjet burg per ushtaraket qe trafikuan fisheke
Publikuar nga Gazeta Shqip me 05-14-2008
- Lajmi...
Kerkohen 45 vjet burg per ushtaraket qe trafikuan fisheke
U kapën teksa po transportonin 51 mijë fishekë me një kamion ushtrie
Trafiku i municioneve duket se do t‘u kushtojë shtrenjtë katër ish-ushtarakëve që u arrestuan teksa po transportonin 51 mijë copë fishekë me një kamion ushtrie. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, organi i akuzës ka dhënë dje konkluzionet përfundimtare në procesin ndaj Arif Matës, ish-oficer në shtabin e brigadës 4460 në Pezë; Gramoz Bendonit, ish-magazinier në repartin ushtarak të Beratit; Pajtim Lamës dhe Medi Hasanit, ish-shoferë të po këtij reparti. Prokurori ka kërkuar shpalljen e tyre fajtorë për veprat penale të "Trafikimit të armëve dhe municioneve", "Shpërdorimit, shkatërrimit ose dëmtimit të pasurisë ushtarake", "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake" dhe "moskallëzim krimi". Ai ka kërkuar dënimin me 19 vjet heqje lirie për Arif Matën, 11 vjet për Gramoz Bendon, 10 vjet për Pajtim Lamën dhe 14 vjet burg për Medi Hasanin.
Ish-ushtarakët u arrestuan më 20 mars të vitit të kaluar, me një sasi fishekësh që e kishin siguruar në repartin e Beratit. Kamioni ushtarak ishte nisur drejt Tiranës dhe pikërisht në vendin e quajtur fshat Fier-Shegan, në aksin rrugor Berat-Lushnjë, policia ndërhyri duke i arrestuar në flagrancë. Prokuroria i akuzoi ata se kishin si synim që t‘i trafikonin fishekët në Kosovë, por gjatë procesit gjyqësor të pandehurit kanë deklaruar se qëllimi i tyre ishte t‘i çonin municionet në fabrikat e demontimit, pa përjashtuar as atë të Gërdecit. Të pandehurit kanë kërkuar që në fillim të procesit gjykimin e shkurtuar prej të cilit pritet të përfitojnë uljen e dënimit.
- Opinioni juaj...