Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Ligjet kalojne draftin per financimin e terrorizmit

Publikuar nga Gazeta Shqip me 05-14-2008

Miratohet në parim projektligji i qeverisë

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi dje në parim dhe nen për nen projektligjin "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit". Sipas relacionit shoqërues, drafti synon "vendosjen në bazat e duhura ligjore të luftës për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, në përputhje me direktivën 2005/60, datë 26 tetor 2006 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian". P/ligji përcakton "masat parandaluese që duhet të ndërmerren nga institucionet financiare dhe ato jofinanciare, për të parandaluar përdorimin e dëmshëm të këtyre subjekteve në veprimtaritë e pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit. Drafti identifikon subjektet raportuese të transaksioneve të vlerave dhe ato të dyshimta pranë autoritetit përgjegjës, kategoritë e klientëve, ndaj të cilëve subjektet duhet të tregojnë kujdesin e duhur, përcakton bashkëpunimin mes institucioneve shqiptare dhe atyre të huaja në fushën e pastrimit të parave etj". P/ligji, që do t‘i përcillet seancës plenare për miratim, përfaqëson fazën e parë të përafrimit të legjislacionit vendas me atë të Bashkimit Evropian në këtë fushë.

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!