Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Spahiu: Te ndryshohet cilesia e gjykimit

Publikuar nga Gazeta Shqip me 05-14-2008

Nënkryetari i KLD-së, apel për përmirësimin e imazhit

Kreshnik Spahiu, ka nisur dje maratonën e prezantimit


të drejtuesve të rinj të gjykatave të rretheve dhe


apelit me prezantimin në Gjirokastër të kryetarit të


ri të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Gjirokastrës,


Desat Avdulas, dhe kryetaren e re të Gjykatës së Apelit


në Gjirokastër, gjyqtaren Maria Qirjaqi, të cilët


zëvendësuan në këto poste përkatësisht Artan Lazen dhe


Tomor Skrelin. "Kemi hyrë në një fazë të re dhe mjaft të rëndësishme të reformës në drejtësi kur pas një gare të hapur e


transparente të konkurrimit të 54 gjyqtarëve për postet


drejtuese të gjykatave prezantojmë në terren tashmë


rreth 50% të drejtuesve të rinj të tyre, kur mund të


deklarojmë pa hezitim se kjo garë ia ka arritur


qëllimit të saj", tha Kreshnik Spahiu, nënkryetari i


Këshillit të Lartë të Drejtësisë gjatë ceremonisë së


prezantimit të drejtuesve të rinj të Gjykatës së


Rrethit Gjyqësor dhe asaj të Apelit në Gjirokastër.


Sipas tij, aplikimi i elementeve të reja që e bëjnë


sistemin gjyqësor me të hapur dhe më transparent do të


ndikojë në rritjen e autoritetit të drejtuesve të


gjykatave dhe imazhit të institucioneve të drejtësisë,


por gjithsesi, pa rritur cilësinë e gjykimit kurrsesi nuk


mund të ndryshojë imazhi dhe besimi i publikut te


këto institucione.

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!