Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Vrau motren, Nuhi Prapa rrezikon 18 vjet burg

Publikuar nga Gazeta Shqip me 05-14-2008

Akuzohet se fshehu krimin, duke thënë se ishte vetëvrasje

"Vetëvrasja" e Sulbie Islamit mund ta dërgojë për 18 vjet pas hekurave të burgut vëllain e saj, Nuhi Prapa. Prokuroria ka kërkuar dje gjatë konkluzioneve përfundimtare të akuzës dënimin e të pandehurit për veprën penale të "Vrasjes me dashje" dhe "Armëmbajtjes pa leje". Prapa, i cili është duke u gjykuar në Gjykatën e Tiranës, është akuzuar se në vitin 1999 ka vrarë me armë zjarri të motrën. Më pas, së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes, e ka fshehur krimin, duke e bërë të dukej si një vetëvrasje. Çështja ka mbetur e pazbuluar për shumë kohë, por vitin e kaluar agjentët e policisë rihapën hetimet. Ekzistenca e shumë dëshmitarëve, ku përfshihet edhe njëri nga fëmijët e viktimës, bëri që policia dhe prokuroria të zbardhin një tjetër version të kësaj ngjarjeje. Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se ngjarja mund të kishte pasur si shkak dyshimet e vëllait për një lidhje jashtëmartesore të së motrës. Pak kohë pas largimit të kunatit për në Greqi, Nuhi Prapa ka filluar të dyshojë se motra e tij kishte një lidhje jashtëmartesore me një person, i cili kishte kryer punime, duke shtruar pllaka në banesën e saj. Sipas prokurorisë, ditën e ngjarjes ai ka shkuar në shtëpinë e së motrës, e cila duket se ka qenë me një person tjetër. Nuhiu ka bërtitur me të madhe dhe më pas ka nisur të shtjerë me armën që kishte marrë me vete, por nga plumbat ka mbetur e vrarë Sulbija. Më pas, familjarët kanë pastruar vendin e ngjarjes, duke e paraqitur rastin si një vetëvrasje aksidentale. Por tashmë Nuhiu rrezikon jo pak, por 18 vjet heqje lirie.

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!