Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Imuniteti, "Mandatet" therrasin Mediun

Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-15-2008

Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet vendosi qe t'i jape mundesine ish- ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, te shprehet, para se marre nje vendim per t'i hequr apo jo imunitetin. Gjate diskutimeve te bera dje me dyer te mbyllura, anetaret percaktuan qe ne mbledhjen e radhes do te degjohet deputeti mbi akuzat e ngritura nga prokuroria e pergjithshme. Por nga debatet e zhvilluara larg medias, nuk munguan ankesat ndaj Prokurorise se Pergjithshme per materialin shume voluminoz qe solli per te mbrojtur kerkesen per heqjen e imunitetit te Mediut. Sipas burimeve brenda mbledhjes, anetaret e kane cilesuar shume te gjere materialin dhe problematik per t'u shqyrtuar. Madje, per shkak te numrit te madh te faqeve, 648 te tilla dhe shkresave te shumta, deputetet Ilir Bano dhe Petro Koci refuzuan te marrin materialin e Kryeprokurores Ina Rama ne dore. Duke shenuar keshtu konfliktin e pare me Kryeprokuroren e zgjedhur ne nentor te vitit te kaluar. Ne teresi, keshilli thuajse eshte pro heqjes se imunitetit te ish-ministrit. I vetmi qe ka dale kunder dhe u shpreh se ne dosjen e prokurorise nuk ka fakte kunder Mediut, ishte deputeti republikan, Arian Madhi.

Anetaret e Keshillit per Imunitetet debatuan dje mbi materialin qe Kryeprokurorja Ina Rama ka dorezuar shtese per imunitetin e Mediut, duke e kritikuar si shume voluminoz e jo serioz. Te ketij mendimi ishin te gjitha kahet e politikes. Ilir Bano e Petro Koci qe refuzuan ta marrin si dosje, per shkak te numrit te madh te faqeve, e cilesuan si shume te panevojshem ne detaje e shkresa te teperta. "Dosja eshte voluminoze dhe aspak serioze nga ana e Prokurorise se Pergjithshme, sepse mjafton qe ta shoqeronte kerkesen e bere me pare me disa dokumente, ku pretendohet se ish-ministri i Mbrojtjes implikohet ne shperdorim detyre apo ne shkelje te ligjit", tha Petro Koci, duke i bere me dije Kryeprokurores Ina Rama se nuk eshte Prokuroria mbi Parlamentin. Por perkundrazi, eshte Parlamenti institucioni kryesor, nga ku burojne te gjitha institucionet e tjera, perfshire dhe prokurorine. Ndersa deputeti demokrat, Ilir Bano, tha se ne dosje, me sa vuri re ai, nuk ka ndonje fakt te ri per ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Po keshtu u shprehen dhe anetaret e tjere te keshillit. Socialisti Besnik Dervishi kerkoi qe mbledhjet te mos shtyhen as edhe nje dite me shume, por te nise hartimi i raportit dhe votimi ne Kuvend. Anetaret kritikuan dhe rekomandimin e Rames qe permende, nenin 103 te Kodit Penal, se, nese ndonje material i dosjes behet publik, personi do te ndiqet penalisht.

Kryetari i Grupit republikan, Arian Madhi, anetar ne keshill, ishte i vetmi qe mori ne mbrojtje Fatmir Mediun. Pas mbledhjes se djeshme, Madhi u shpreh se Prokuroria e Pergjithshme ka sjelle vetem vendime, urdheresa apo ligje. "Me shume se 4/5 e materialit shoqerues permban vetem ligje, vendime e urdheresa te firmosura qe nga koha e ish-kryetarit te Kuvendit, Skender Gjinushi, ish-kryetarit Servet Pellumbi e deri ne kohen e sotme. Dokumentacioni i vene ne dispozicion nga prokuroria vetem ne nje pjese te tij permban akte dhe dokumente qe lidhen vetem me veprimtarine e ish-ministrit te Mbrojtjes, Mediu", theksoi Madhi. Sipas tij, nje gje e tille nuk eshte aspak e nevojshme pasi ka sherbyer si shkak qe te krijoje perceptimin e rreme se materiali i organit te akuzes, i perbere nga 648 faqe, perben provat qe argumentojne pergjegjesine e ish- ministrit. Rreth nje muaj me pare, Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, kerkoi nga Kuvendi heqjen e imunitetit te deputetit Fatmir Mediu, per ta hetuar mbi tragjedine e 15 marsit, ne Gerdec. Kryeprokurorja theksoi se nga hetimet paraprake, rezulton se ish- ministri ka gisht ne kete tragjedi per shkak te veprimeve apo mosveprimeve te tij.

Bano: Ligje e vendime te qeverive te koheve te ndryshme

"Anetaret e komisionit moren ne dorezim te gjithe materialin e sjelle nga Prokuroria e Pergjithshme. Nga sa pashe me nje veshtrim te shpejte te dokumenteve voluminoze, nuk kishte ndonje fakt te panjohur deri me sot. Ne materialin e Prokurorise kishte ligje dhe vendime te Keshillit te Ministrave te koheve te ndryshme qe jane bere publike, e nuk vura re ndonje gje te re. Keshilli ra dakord qe ne mbledhjen e ardhshme, deputeti Fatmir Mediu te vije e te jape shpjegime".

Dervishi: S'kishte asgje te fshehte apo super konfidenciale

"Me sa i hodhem nje sy materialit qe erdhi nga Prokuroria e Pergjithshme per imunitetin e Fatmir Mediut, ne te nuk ka asgje super te fshehte apo super konfidenciale. Jane materiale qe i jane bere te njohura publikut nga media e shkruar e televizive. Per sa i takon qendrimit se nuk duhet bere publik, se ndeshkohen ne baze te Kodit Penal, po u them se neni 103 i Kodit te Procedures Penale nuk vlen per deputetet, pasi ne zhvillojme nje aktivitet politik dhe nese deputetet kane imunitet e kane pikerisht per kete, per t'u shprehur politikisht".

Madhi: Materiali, pak kishte per veprimtarine e Mediut

"Me shume se 4/5 e materialit shoqerues permban vetem ligje, vendime e urdheresa te firmosura qe nga koha e ish-kryetarit te Kuvendit, Skender Gjinushi, ish-kryetarit Servet Pellumbi e deri ne kohen e sotme. Dokumentacioni i Prokurorise vetem ne nje pjese te tij permban akte dhe dokumente qe lidhen vetem me veprimtarine e ish-ministrit te Mbrojtjes, Mediu. Gje qe nuk eshte e nevojshme dhe krijon perceptimin e rreme se materiali i organit te akuzes, i perbere nga 648 faqe, perben provat qe argumentojne pergjegjesine e z. Mediu".

Koci: S'eshte prokuroria mbi Parlamentin, por anasjelltas

"Ka ardhur nje dosje voluminoze qe, per mendimin tim, nuk ishte aspak serioze i Prokurorise se Pergjithshme, sepse mjafton qe te sillte disa dokumente ku pretendohet se ish-ministri i Mbrojtjes implikohet ne shperdorim detyre apo ne shkelje te ligjit. Ndersa dergimi i asaj dosjeje kaq te madhe dhe kujtimi i deputeteve per nenin 103 te Kodit te Procedures Penale, me duket se eshte i tepert. Nuk eshte prokuroria mbi parlamentin, eshte parlamenti institucioni kryesor nga burojne edhe disa pushtet te tjera, ku eshte edhe prokuroria".

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!