Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Minatoret, shperblim shtese te njejte me pensionin e pleqerise
Publikuar nga Gazeta Shqip me 05-15-2008
- Lajmi...
Minatoret, shperblim shtese te njejte me pensionin e pleqerise
Komisioni i Punës nis diskutimin e nismës së PS për pensionin e minatorëve
Pas tre muajve, më në fund në Komisionin parlamentar të Punës ka mbërritur nisma e PS-së për trajtimin e veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë. Projektligj ka shkaktuar debate në Komisionin e Punës, pasi deputetët e opozitës kanë kritikuar drejtuesit e Kuvendit për paraqitjen me vonesë të këtij projektligji, duke e zvarritur për gati tre muaj nëpër sirtarët e zyrave të Parlamentit. Më 14 janar të këtij viti, shtatë deputetë të PS-së, nëpërmjet një nisme ligjvënëse, kërkuan që të ndryshojë ligji i vitit 2000 për punëtorët e minierës, me qëllim që shpërblimi i tyre për vitet e punës nëntokë të ishte më i madh kur ata të dilnin në pension. Në relacionin e projektligjit, thuhet se rasti i trajtimit të veçantë të punonjësve të nëntokës është tejet specifik dhe ai duhet të rregullohet në bazë të një ligji të nxjerrë në vitin 2000. Në këtë ligj parashikohet që punonjësit që kanë punuar në minierë për një periudhë jo më pak se 23 vjet, në rastet kur nuk ushtrojnë veprimtari ekonomike, trajtohen me përfitim. Masa e përfitimit për këta punonjës është e barabartë me 60% të bazës së vlerësuar. Nga ky ligj përfitojnë aktualisht jo më shumë se 4 mijë persona dhe masa e përfitimit arrin diku në 6000 lekë të reja në muaj. Qeveria dhe Kuvendi kanë ndërhyrë në ligj për ta përmirësuar, por edhe pas këtyre përmirësimeve përfitimet për këtë kategori kanë qenë minimale. Për të përmirësuar këtë, deputetët e PS-së kanë menduar të bëjnë këtë shtesë në ligj, që përcakton një dysheme për shumën mujore të përfitimit. Kjo masë përfitimi nuk mund të jetë më e vogël se pensioni bazë i pleqërisë në qytet. Sipas deputetëve socialistë, ky ndryshim mbart edhe një faturë financiare, e cila nuk i kalon të 100 milionë lekët në vit. Sipas deputetëve të opozitës, kjo faturë është lehtësisht e përballueshme, duke pasur parasysh buxhetin e vitit 2008 dhe disa prej masave fiskale të qeverisë me impakt në buxhetin e shtetit. Kjo faturë mund të përballohet nga fondet që kursehen nga ulja e përqindjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore.
- Opinioni juaj...