Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Ndryshon ligji per gjendjen civile

Publikuar nga Gazeta Shqip me 05-15-2008

Përcaktohen kritere për regjistrimin e lindjeve

Kur regjistrimi i lindjeve deklarohet brenda 60 ditëve për lindjen brenda vendit dhe brenda 90 ditëve për lindjen jashtë vendit, nëna përfiton shpërblim në masën 5 mijë lekë. Ky fond përballohet nga buxheti i shtetit dhe tërhiqet pranë njësive të qeverisjes vendore përkatëse. Për të gjitha lindjet e padeklaruara deri tani dhe që kanë kaluar afatin, nëna do të përfitojë shpërblim në masën 5 mijë lekë, nëse bën deklarimin brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Me kalimin e afatit kohor, do të kërkohet vendim gjykate për konfirmimin e lindjes, si dhe pagesa e një gjobe prej 2 mijë lekësh. për fëmijët e lindur jashtë territorit të Shqipërisë, regjistrimi i tyre bëhet në përfaqësitë diplomatike ose konsullore shqiptare të vendit ku ka lindur. Kur kjo gjë është e pamundur, atëherë regjistrimi bëhet edhe në shërbimin e gjendjes civile të atij vendi.

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!