Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

APP, shtohen edhe 28.5 milione leke

Publikuar nga Gazeta Shqip me 05-15-2008

Rritet buxheti i Agjencisë së Prokurimeve Publike

Agjencia e Prokurimeve Publike përfiton të ardhura shtesë në buxhetin e vitit 2008. Qeveria ka miratuar dje propozimin e ministrit të Financave, Ridvan Bode, për të shtuar në buxhetin e APP-së 28.5 milionë lekë. Pjesa më e madhe e këtij fondi, rreth 20 milionë lekë, do të përdoret për "shpenzime kapitale", ose për investime. Në relacionin e përgatitur nga ministri i Financave, është e specifikuar metoda sesi do të përdoren këto të ardhura të kërkuara si shtesë në buxhetin e 2008-ës për APP-në. Me urdhrin e Kryeministrit Berisha, nr. 45, datë 14.04.2008, numri i punonjësve të Agjencisë së Prokurimeve Publike u shtua në 36 punonjës. Krahasuar me shpenzimet faktike të vitit 2007, këtij institucioni për vitin 2008 i janë miratuar 8 milionë lekë shpenzime operative më pak.

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!