Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Berisha, "vizite" ne seline roze
Publikuar nga Gazeta Shqip me 05-15-2008 - Titulli: Berisha, dreke te lokali ngjitur me PS
Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008
- Lajmi...
Berisha, "vizite" ne seline roze
Në restorant, bashkë me ministrin Basha
Simpatizantët e Partisë Socialiste kanë pasur rastin dje të shohin Kryeministrin Sali Berisha më afër se asnjëherë tjetër. Kreu i qeverisë ka preferuar që në orët e drekës të jetë i pranishëm në një restorant të njohur ngjitur me oborrin e Partisë Socialiste. As afrimiteti i fundit mes Ramës dhe Berishës, apo pakti për ndryshimin e Kushtetutës, nuk i ka qetësuar militantët socialistë teksa Berisha ju është afruar në oborrin e "shtëpisë". Shefi i mazhorancës është parë të futet në restorant duke u drejtuar te ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. Ky i fundit, klient pothuajse i rregullt, ka qenë i shoqëruar me persona të tjerë. E gjithsesi prezenca e Kryeministrit nuk kishte si të kalonte pa u vënë re nga Basha, i cili ka kaluar disa momente me "shefin". I njëjti lokal është kthyer shpesh herë në preferencë edhe për ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Edhe ky i fundit kur ndodhet në kryeqytet kalon shpesh dreka dhe darka në këtë ambient. Ndryshe nga sa mund të jetë menduar për momentin për ndonjë takim Rama-Berisha, kreu i socialistëve në ato momente kishte preferuar të punonte në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës. Duket se Kryeministri Berisha ka filluar të afrohet së shumti me socialistët. Kjo nuk është shenja e vetme e këtij afrimiteti, pasi kohë më parë, teksa opozita protestonte përpara Kryeministrit për skandalin "Albatros", Berisha nuk nguroi të dilte në ballkon duke i përshëndetur me dorë. Veprim që la pa fjalë edhe vetë drejtuesit më të lartë të opozitës së majtë.
- Opinioni juaj...