Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Bushati: BE financoi 26.6 milione euro

Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008

 BE ka mbështetur Shqipërinë me 26.6 milionë euro për vitin 2007-2009, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar, i cili është komponenti i dytë i Instrumentit të Para-Aderimit në procesin e Stabilizim-Asociimit". 

Kwshtu u shpreh zëvendësministri i Integrimit, Zef Bushati, në diskutimin e tij, "Dita Informuese mbi Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Adriatik 2007 - 2013", të cilin e cilësoi si një aktivitet të rëndësishëm. Duke u ndalur në rolin e Ministrisë së Integrimit, zv.ministri Bushati tha se, "në kuadër të rolit si koordinator Kombëtar i Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar, kjo ministri ndërmori nismën për organizimin e kësaj dite informuese për përfituesit shqiptarë, për t'i njohur ata me prioritetet dhe objektivat e këtij programi, rregullat për pjesëmarrjen në këtë program dhe procedurat e përcaktuara në të". Ky aktivitet, vijoi ai, synon absorbimin sa më të mirë të fondeve të parashikuara nga Komisioni Evropian në programin e Instrumentit të Para-Aderimit. Sipas tij, "objektivi parësor i Programeve të Bashkëpunimit Rajonal është mbështetja e një zhvillimi të qëndrueshëm në të dy anët e kufijve të jashtëm të BE-së".

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!