Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Hysi ben fushate kunder LSI me librin e Ben Blushit

Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008

Kreu socialist i Gjirokastrës, Florian Hysi, i ka bërë apel anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së të rikthehen tek partia "mëmë", tek PS-ja. Apelin e tij Hysi e ka bërë në mënyrë figurative. 

"Rikthehuni tek 'feja' që e keni braktisur disa vjet më parë", u shpreh Hysi, duke përdorur subjektin e romanit të Ben Blushit "Të jetosh në ishull". Me këtë apel, kreu lokal socialist, në një përpjekje për të bashkuar të majtën, por dhe për t'i paraprirë fushatës sensibilizuese që Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës do të zhvillojë edhe në Gjirokastër, i ftoi të gjithë të majtët të jenë të bashkuar në PS. Kryesocialisti i Gjirokastrës i ka cilësuar lëvizjet e fundit të LSI-së si marrëzinë e radhës në shërbim të Sali Berishës dhe partisë së tij. Ai i ka kujtuar anëtarësisë së thjeshtë të LSI-së se Berisha ka ardhur në pushtet pikërisht me votat e tyre në 3 korrikun e 2005-ës duke e konkretizuar zgjedhjen e deputetit demokrat në Gjirokastër, Genc Ruli. Akuzat e Hysit në drejtim të LSI-së shkuan deri në bashkëpunim të kësaj force me PD-në. "Genc Ruli, sipas Hysit, është zgjedhur me votat e anëtarëve të LSI-së ç'ka ishte një orientim i lidershipit të këtij subjekti politik për të humbur kandidati socialist për deputet". "Anëtarët e LSI-së kanë humbur busullën politike e cila në disa raste gabimisht i ka orientuar drejt partisë në pushtet dhe është momenti që partia e ish-kryeministrit socialist Ilir Meta, të reflektojë dhe të mos ripërsërisë të njëjtin gabim si në zgjedhjet e vitit 2005", u shpreh Hysi. Kreu lokal socialist kërkoi nga LSI-ja që të ishte treguar kritike edhe për mënyrën e zgjedhjes së Bamir Topit si president. Hysi i bëri thirrje anëtarëve të LSI-së, "të heqin dorë nga shërbimi indirekt për PD-në dhe të bashkohen në koalicionin e madh qytetar i cili ka filluar të formohet nga progresistët pasi do t'i shërbejë interesit të shumicës dhe jo individëve të veçantë". Ndërkaq LSI-ja dhe partitë e tjera opozitare, kanë krijuar Komitetin Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës, përmes të cilit do të sensibilizojnë dhe do të mbledhin firmat e qytetarëve për referendum.           

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!