Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Berisha, dreke te lokali ngjitur me PS

Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008

Pas konsensusit të vazhdueshëm kohët e fundit me Partinë Socialiste lidhur me reformën zgjedhore dhe disa ndryshime kushtetuese, kryeministri Berisha tani duket se nuk e ka më problem 

të drekojë afër selisë së partisë më të madhe opozitare. Kështu, kreu i qeverisë është parë dje në drekë për rreth 60 minuta në bar restorant "Austria" (ngjitur me selinë e PS) së bashku me ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha dhe dy personalitete të huaja. Burimet bëjnë të ditur se Berisha dhe Basha janë parë rreth orës 14.00 pranë bar "Austria", ndërkohë që nuk u kanë shpëtuar dot syve kureshtarë të qytetarëve që lëviznin para selisë së PS-së në ato momente. Prej disa javësh ekziston një klimë e mirë bashkëpunimi mes kreut të qeverisë dhe liderit të opozitës. Pak kohë më parë në një emision televiziv kryeministri Berisha pranoi se gjatë negociatave për ndryshimet kushtetuese ka kontaktuar nëpërmjet telefonit me liderin e opozitës për të gjetur konsensusin, ndërkohë që para pak ditësh Berisha dhe Rama janë shfaqur sërish bashkë në një tryezë mbi rolin e Parlamentit në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Ky konsensus mes tyre pritet të konkretizohet në ditët e ardhshme si me paketën për reformimin e sistemit të drejtësisë, i cili do të prekë edhe heqjen e imunitetit, ashtu edhe për miratimin e Kodit Zgjedhor, i cili kërkon minimumi 84 vota.

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!