Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Koci: Do mbeshtesim referendumin
Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008
- Lajmi...
Koci: Do mbeshtesim referendumin
Socialistët e vërtetë të mbështesin referendumin. Deputeti socialist Petro Koçi ka zhvilluar në Fier një takim sensibilizues, por dhe sqarues të pozicionit të tij pas votimit të amendimeve kushtetuese të 21 prillit.
"Jemi në këtë konferencë për të denoncuar publikisht veprimin e shëmtuar të kolegëve deputetë të qarkut Fier, të cilët iu bashkuan repartit politik të Sali Berishës për të ndryshuar Kushtetutën duke e shndërruar Republikën e Shqipërisë në kryeministrore dhe në një republikë private të zotit Berisha", tha Koçi. Deputeti socialist i ka bërë thirrje deputetëve socialistë të qarkut Fier që të mbështesin referendumin. "Vetëm me anë të referendumit Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë do të jetë një Kushtetutë evropiane, një Kushtetutë që garanton pushtete të balancuara dhe përfaqësimin e vullnetit të popullit në parlament", u shpreh deputeti socialist. Koçi ka sqaruar dhe pozicionin e tij brenda socialistëve. "Ne jemi një lëvizje e organizuar brenda Partisë Socialiste. Kjo lëvizje është e përbërë nga anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste ndër vite dhe ne kërkojmë që më në fund selia dhe flamuri i PS-së t'u kthehen socialistëve të vërtetë jo vetëm në Fier, por në të gjithë Shqipërinë", u shpreh Koçi. Deputeti socialist akuzoi drejtues të PS-së të cilët nuk kanë asnjë lidhje me të, madje janë bashkëpunëtorë të Sali Berishës. "Unë mendoj se e ardhmja e Partisë Socialiste do t'u takojë socialistëve të vërtetë dhe jo atyre që janë transferuar nga Partia Demokratike tek Partia Socialiste për ta privatizuar atë. Mendoj se zhvillimet e fundit dhe roli që luajti grupi parlamentar i Partisë Socialiste si bashkëngjitje e veprimit politik të Sali Berishës kanë shërbyer për të kthjelluar edhe më tej mendjen e socialistëve lidhur me mënyrën se si do të administrohet PS-ja dhe përfaqësimi i saj parlamentar", shtoi Koçi. Deputeti socialist u shpreh se, LPI-ja do të bashkëpunojë me LSI-së për referendumin. "Ne bashkëpunojmë me LSI-në përsa i përket fushatës për referendum. Dihet tashmë që bashkëpunimi me LSI-në nuk është vetëm kompetencë e Edi Ramës, sepse Rama ka bashkëpunuar me LSI-në vetëm për karrigen e vet, në zgjedhjet lokale", vijoi Koçi.
- Opinioni juaj...