Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Mediu ne SHBA, shperthejne polemikat
Publikuar nga Gazeta Shqip me 05-15-2008 - Titulli: Mediu ne SHBA per kurimin e te birit
Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008
- Lajmi...
Mediu ne SHBA per kurimin e te birit
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është nisur të martën në mëngjes drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do t'i qëndrojë pranë të birit në një ndërhyrje kirurgjikale.
Kreu i republikanëve ka njoftuar për këtë udhëtim edhe anëtarët e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, të cilët i ka vënë në dijeni të vizitës në SHBA. Ndërkohë kreu i Asamblesë Republikane, Sabri Godo, ka garantuar dje se pavarësisht këtij udhëtimi, Mediu do të jetë në Tiranë ditën që do të thirret nga Parlamenti për të raportuar lidhur me ngjarjen e Gërdecit. "Mediu ka shkuar në SHBA, është nisur dje për një urgjencë familjare. Duhet t'i bëhet një ndërhyrje e dytë të birit, nuk shkoi te i biri, por shkoi me të birin dhe ka një takim me spitalin, më 16 maj. Do kthehet në Shqipëri para 25 majit, ndoshta më 22 maj, gjithsesi ai do të jetë këtu ditën që do të kërkohet nga Kuvendi", u shpreh dje Godo.
- Opinioni juaj...