Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Vendimi, qeveria 3 milione leke per fadromistin e Gerdecit
Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008
- Lajmi...
Vendimi, qeveria 3 milione leke per fadromistin e Gerdecit
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e djeshme fondin prej 3 milionë lekësh të reja për familjen e fadromistit, Ilirjan Malçi, i cili humbi jetën gjatë shpërthimit të depos së demontimit të armatimeve në Gërdec.
"Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e një ndihme financiare, në shumën 3 milionë lekë, familjes së të ndjerit Ilirjan Ndue Malçi, i cili humbi jetën në aksidentin teknologjik, të datës 15.03.2008 në fshatin Gërdec, Bashkia Vorë. Shuma prej 3 milionë lekësh të shtohet në buxhetin e vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Brendshme. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave", thuhet në vendimin e miratuar dje nga qeveria. Në relacionin e përgatitur nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, citohet se fondi që akordohet do të përdoret për blerjen e banesës për familjen e të ndjerit Malçi. "Ndihma financiare kërkohet t'i jepet për blerje banese pasi familja e tij është në kushte jashtëzakonisht të vështira ekonomike. Për përcaktimin e ndihmës financiare është marrë informacion nga Bashkia Laç, dhe në bazë të vlerësimit të kryer nga një grup i veçantë pune, rezulton se vlera për një apartament 2+1, jashtë unazës së qytetit është rreth 3 milionë lekë", sqarohet në relacionin e ministrit Nishani. Tragjedia e Gërdecit po shton nga java në javë dëmin ekonomik, që i është shkaktuar shtetit dhe thuajse në çdo mbledhje qeverie miratohen vendime për dhënien e ndihmës financiare për viktimat e tragjedisë. Shpërthimi i 15 marsit shkaktoi në Gërdec 26 të vdekur dhe mbi 250 të plagosur.
- Opinioni juaj...