Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Godo: Topi te "rishikoje" Ina Ramen
Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-15-2008 - Titulli: “Dosja Mediu”, Godo: Topi te rishikoje punen e Ina Rames
Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008
- Lajmi...
“Dosja Mediu”, Godo: Topi te rishikoje punen e Ina Rames
Pas paraqitjes në Kuvend të dosjes me rreth 650 faqe të kryeprokurores Ina Rama për ish-ministrin Mediu, republikanët kërkojnë që presidenti Topi të rishikojë punën e kreut të akuzës.
Presidenti i Asamblesë Kombëtare të PR-së, Sabri Godo, tha dje në një konferencë për shtyp se, "Presidenti Topi para disa ditësh garantoi qytetarët se mund të besojmë tani në Prokurorinë e re që funksionon në Shqipëri. Unë do t'i kërkoja presidentit Topi të rishikonte këtë veprimtari të fundit të Prokurorisë, në mënyrë që me të vërtetë të ecim me këtë drejtim që të fillojmë të besojmë më në fund se kemi një Prokurori, e cila i trajton çështjet së mbari". Njëkohësisht sipas Godos, dosja me materiale e paraqitur në Prokurori nga ana e Ina Ramës, tregon se në këtë institucion disa njerëz, pa përmendur emra, vuajnë nga deliri i madhështisë. "Sipas meje, kemi të bëjmë me një dëshirë për të bërë gjëra të mëdha të Prokurorisë, vuan dikush nga deliri i madhështisë, ose ndiqet ndonjë qëllim i pakuptimtë që do dalë më pas. Për rastin e Kuvendit mua më duket e drejtë që të protestonin të gjithë deputetët jo për të mbrojtur imunitetin, por për mënyrën se si u trajtua Kuvendi", vijoi më tej kreu i asamblesë së PR-së. Duke vijuar më tej, Godo e ka quajtur si të papërgjegjshme dhe joserioze mënyrën se si kryeprokurorja ka vënë në dispozicion të Kuvendit materialet për ish-ministrin e mbrojtjes, Mediu.
Marrëveshja
me PD
Republikanët kanë reaguar dje edhe pas shkarkimit të dy drejtorëve rajonalë të PR-së në Dibër dhe Kukës. Sipas Godos, deputetët e këtyre zonave kanë ndikuar te ministrat për të larguar drejtorët e PR-së pa asnjë shkak. Kreu i Asamblesë Republikane tha se, Partia Demokratike nuk e ka zbatuar asnjëherë marrëveshjen me republikanët në nivel lokal. "Disa individë në PD duket sikur në vend që të ecim drejt bashkëpunimit me PR-në, shkojnë në të kundërtën e saj dhe mbase kanë edhe tendencë ta mënjanojnë disi nga koalicioni. Më 6 maj është pushuar pa asnjë motiv, Pajtim Driza, drejtori i Shërbimit Shëndetësor në Qarkun e Dibrës. Unë pashë edhe urdhrin e ministrit, thotë vetëm që shkarkohet. Duke insistuar edhe më tej na thonë se kjo është një kërkesë e deputetit të PD-së, ashtu si na thonë se, është kërkesë e deputetit të PD-së në Kukës, një kërkesë këmbëngulëse për të shkarkuar drejtorin e bujqësisë së qarkut që i përket PR-së", theksoi Godo gjatë konferencës për shtyp. I pyetur se sa do të presë Partia Republikane një ftesë konkrete të kryeministrit Berisha për t'u përfshirë në qeveri, Godo u shpreh se, "Ne nuk jemi duke pritur, gjersa po e bëjmë një çështje publike që sot. I takon palës tjetër që të përgjigjet. Do veprojmë sipas ecurisë së gjërave. Në qoftë se do thellohen më tej këto gjëra, do shikojmë edhe ne punën tonë. I quajmë këto gjëra aksidentale të provokuara nga deputetë për interesa vetjake". Në të njëjtën kohë, ai përjashtoi çdo mundësi që të marrë përgjegjësi politike për të drejtuar ndonjë kabinet ministror, ndërsa shtoi se, edhe Mediu nuk do të përfshihet në qeveri, të paktën deri sa të sqarohet çështja e Gërdecit.
"Kushtetuta, me marrëveshje telefonike"
Kreu i Asamblesë së PR-së, ka kritikuar dje edhe mënyrën e ndryshimit të Kushtetutës më 21 prill. Sipas tij, Kushtetuta duhet të ndryshohej duke i bërë më parë një diskutim të gjerë me konstitucionalistë, qytetarë dhe më pas të kalonte në Parlament, ndërkohë që sipas tij, u ndryshua me marrëveshje telefonike. "Pati një tërheqje dje nga Rama lidhur me këtë akord deri sa ai e pozicionoi këtë me bërjen e reformës në drejtësi në tërësi. Në vend që të ndiqej kjo rrugë, që është fare fillestare për çdo njeri që merret me politikë, dikush rri e mendon gjatë natës që kemi këtë problem me Kushtetutën dhe pastaj me një marrëveshje telefonike me dikë, shohim që të nesërmen përgatitet një projektligj dhe çohet në kuvend. Këto mua nuk më duken mënyra normale", u shpreh Godo.
- Opinioni juaj...