Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Berisha i jep FSHZH-se 420 milione USD

Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008

Qeveria do të akordojë një fond prej 420 milionë USD për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve dytësore, projekt ky i cili do të zbatohet në të gjitha qarqet e vendit. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri vuri në dukje se, “është përzgjedhur Fondi Shqiptar i Zhvillimit si institucioni i ngarkuar për prokurimin dhe zbatimin e këtyre projekteve, të cilat shtrihen në mbarë territorin e vendit”. Në këtë drejtim, ai informoi se, “vlera prej 420 milionë USD do të mund të përdoret për rreth 1500 km rrugë dytësore”. “Një punë shumë e madhe është bërë dhe qindra e qindra km rrugë janë ndërtuar dhe strukturuar gjatë këtyre 3 viteve në mbarë qytetet e Shqipërisë, të cilat kanë qenë në konceptin e rrugëve dytësore dhe përbëjnë në totalin e tyre 18 mijë km rrugë”, tha Kryeministri Berisha.

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!