Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Qeveria proneson 22 komuna e bashki

Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008

Me propozimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Brendshme, Këshilli i Ministrave vendosi dje për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore. Qeveria miratoi dje listën përfundimtare të pronave, pyjeve dhe kullotave që do të transferohen në përdorim të njësisë së qeverisjes vendore për 22 komuna dhe një bashki. Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, pyje dhe kullota, që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të njësisë së qeverisjes vendore për komunat Dajt, Bogovë, Leshnjë, Terpan, Kotë, Armen; Brataj; Shushicë; Fiershegan, Qendër të Fierit; Karbunarë; Ballagat; Frakull; Kuman, bashkia Shkodër; komuna Qerre; komuna Iballë; Shosh; Pult; Dardhas; Mollas; Hoçisht.

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!