Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Ballsh, u larguan nga reforma, 302 vete bllokojne rrugen

Publikuar nga Gazeta Panorama me 05-15-2008

BALLSH - Punonjësit e prekur nga reforma në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh bllokuan dje rrugën nacionale Fier-Tepelenë. 

Rreth 302 persona kanë bllokuar për disa orë këtë aks, duke kërkuar pezullimin e vendimit për shkurtimin e vendeve të punës. Pas bllokimit të rrugës, veprim që ata e kishin lajmëruar disa ditë më parë, protestuesit janë zhvendosur në ambientet e uzinës dhe kanë bllokuar hyrjen e saj. Sipas protestuesve, shkurtimet e kryera nga reforma kanë qenë politike, si edhe kriteret e reformës nuk kanë qenë të sakta dhe të bazuara në ligj. Por edhe pse të revoltuar protestuesit nuk janë pritur nga asnjë përfaqësues i uzinës. "Kanë lënë në punë ca njerëz të paaftë dhe të ardhur rishtas në këtë vend. Ne kemi 40 vjet që po derdhim gjakun për të mbajtur fëmijët me bukë dhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit. Por sot nuk na pritën, po na lanë këtu të dergjemi në mes të rrugëve", ka pohuar një prej protestuesve, i cili ka edhe bashkëshorten e tij në listën e të shkarkuarve. Sipas punonjësve të prekur nga reforma, protestat do të ketë edhe në ditët e tjera dhe nëse askush nuk përgjigjet ato do të përshkallëzohen deri në grevë urie. Kësaj nisme do t'i bashkohen edhe të tjerë punonjës të cilët brenda kompanisë ARMO arrijnë numrin 600 të shkurtuar në kuadër të privatizimit.               

Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!