Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
- Lajmi...
PS: Qeveria ka deshtuar
FMN-ja e Banka Botërore përcjellin shqetësim për ekonominë e vendit. Qeveria ka dështuar.
Nënsekretari i programit në PS, Ervin Bushati, në një konferencë për shtyp, deklaroi dje se “Banka Botërore rendit Shqipërinë në vendin e 136 nga 178 vende të studiuara për vitin 2008. Zhvillimi i biznesit dhe ekonomisë në vendin tonë janë tërësisht jashtë parametrave rajonalë, kur Maqedonia është në vendin e 75 dhe Mali i Zi në atë të 82. Me sa vërehet nga lista e paraqitur, realiteti shqiptar është larg deklaratave të vazhdueshme emocionale të qeverisë”. Nënsekretari socialist e cilësoi të dështuar qeverinë në sektorin ekonomik. “Qeveria ka dështuar në misionin e saj në ndihmë të biznesit dhe ekonomisë shqiptare. Korrupsioni dhe mungesa e theksuar e shtetit ligjor janë faktorët kryesorë për renditjen e Shqipërisë krahas vendeve si Mozambiku, Irani, Siria apo Uzbekistani. Tabela shoqëruese e studimit të Bankës Botërore, ilustron mbi një situatë biznesi që është në përkeqësim, tepër larg pretendimeve mediatike të qeverisë dhe të pushtetarëve të saj të ekzaltuar”. Sipas tij, Partia Socialiste, në programin e saj qeverisës, do të ketë prioritet përmirësimin e kushteve të biznesit dhe mbrojtjen e investimeve në vend, duke krijuar një klimë të sigurt dhe stimuluese për mbarë ekonominë në vend.
- Opinioni juaj...