Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Tre grabitje radhazi tek INSIG e firmat private
Publikuar nga Gazeta Koha Jone me 05-15-2008
- Lajmi...
Tre grabitje radhazi tek INSIG e firmat private
Grabitjeve nuk i kane shpetuar as firmat private dhe agjenci te ndryshme. Nje prej tyre ka qene shoqeria INSIG, prane 9-katesheve ne Tirane, nje firme gazi nga pas Prokurorise se Pergjithshme dhe fabrika e sfungjerit ne lagjen Kombinat. Te tre grabitjet jane kryer brenda nje periudhe gjashtemujore, nga muaji shkurt deri ne qershor te vitit 1995. Nderkohe qe ne dosjen e saj Prokuroria e Krimeve te Renda akuzon anetaret e grupit te cilesuar si "Hakmarrja per Drejtesi". Pala mbrojtese i ka hedhur poshte akuzat duke argumentuar se jane kryer ekspertiza balistike te gabuara dhe se deshmite e te pandehurve pas arrestimit jane marre ne presion e torture duke u manipuluar. Me poshte po japim tre episodet, sipas pretences se prokurorise.
Grabitja e filialit te INSIG ne Tirane
...Pas vjedhjes se Deges se Bankes se Kursimeve ne Vlore, te pandehurit Orik Shyti, Altini Arapi dhe shtetasi Enkeled Agaj, kane shkuar ne Durres ku kane blere nje automjet tip "Ford Siera", me ngjyre blu, bojqielli e zene, te cilin e kane blere ne vleren 250000 leke. Makinen e kane mbyllur te shtepia e te pandehurit Gezim Gjonit, e cila ndodhej te Kthesa e Kamzes. Rreth nje jave pas blerjes se ketij automjeti, ne kohen kur ishin te kioska e te pandehurit Kreshniku Spahiu, ky i fundit u ka thene te pandehurve Orik Shyti, Altin Arapi, Leart Shyti, Roland Shyti dhe Enkeld Agaj, se kishte qene nje dite per te paguar siguracionin e makines tek INSIG-u dhe kishte pare se atje kishte leke dhe roja ishte i paarmatosur. Ne bisede u vendos per te realizuar vjedhjen dhe Agaj ka shkuar te marre automjetin tip "Ford Siera" dhe eshte kthyer te kioska e te pandehurit Kreshnik Spahiu. Aty ka marre te pandehurit Altin, Leart, Roland dhe Kreshnik dhe jane nisur ne drejtim te zyrave te INSIG-ut, duke ndjekur trajektoren nga ish-Gjykata e vjeter e Tiranes, tek Estrada dhe perfunduar ne zonen prapa Cirkut aktual te Tiranes.
Nga makina kane zbritur te pandehurit Leart, Altin, Kreshnik dhe Roland. Pasi kane shkuar tek INSIG-u, jane kthyer shume shpejt, sepse nuk e kishin pare me vend qe te realizonin vjedhjen, nga shkaku se kishte pasur shume njerez. Ne keto kushte e kane lene qe vjedhjen ta realizonin te nesermen.
Te nesermen, ne daten 21.02.1995, rreth ores 11:30, te njejtet persona, me te njejtin itinerar, kane shkuar prane godines se INSIG-ut, ku te pandehurit Kreshnik Spahiu, Leart Shyti, Altin Arapi dhe Roland Shyti kane shkuar brenda, ndersa Enkeled Agaj ka qendruar tek automjeti "Ford Siera", e cila eshte parkuar diku prane Cirkut te Tiranes.
I pandehuri Kreshnik ishte i armatosur me nje pistolete "Makarov", ndersa Altini dhe Learti me pistoleta "TT". Ne koke te pandehurit kane vendosur paruke dhe maska te bera me corape grash. I pari ka hyre Kreshniku, i cili me qyten e pistoletes, goditi deshmitarin Kozma Parangoni dhe me pas e ka terhequr kete te fundit deri te zyra ku beheshin pagesat. Sapo ka hyre ne zyre ka qelluar me pistoleten ne ajer, nderkohe qe ne zyre kane hyre dhe te pandehurit e tjere, te cilet kane marre parate. Ne ate moment, njerezit qe ishin jashte sportelit dhe qe po shikonin kane thirrur "policia" dhe menjehere te pandehurit kane marre nje sasi prej 155.061 lekesh dhe jane larguar me vrap ne drejtimin nga erdhen, pa hequr maskat nga koka. Me te mberritur te makina, i pandehuri Kreshnik heq nga koka corapen e zeze te grave qe kishte vene si maske per te mos u njohur dhe u shpjegon te pandehurve te tjere se kishte qelluar pa dashje.
Fakti kriminal i mesiperm u provua edhe nga theniet e te pandehurve Kreshnik Spahiu, Leart Shyti, Nikolin Novruzaj dhe Enkeled Agaj, te cilet kane shpjeguar ne menyre te hollesishme menyren se si eshte kryer vjedhja, veprimet e secilit prej te pandehurve, shumen e vjedhur dhe veturen me te cilen kane realizuar vjedhjen. Ne teresi, nga theniet e tyre rezulton implikimi ne kuadrin e bashkepunimit per kryerjen e ketij episodi kriminal te te pandehurve Altin Arapi, Kreshnik Spahiu, Leart Shyti dhe Roland Shyti.
Elementet mbeshtetes te pohimeve te tyre po i paraqesim si me poshte:
Ne teresi nga shpjegimet e te pandehurve dhe shtetasit Enkeled Agaj, rezulton se i pandehuri Kreshnik Spahiu, kishte qelluar njehere me pistoleten e tij tip "Makarov".
Procesverbali i keqyrjes se vendit te ngjarjes, date 21.01.1995, dhe akti i ekspertimit balistik, nr.156, date 24.02.1995, provuan faktin se ne vendngjarje ishte qitur me nje pistolete "Makarov". Procesverbali i kontrollit te baneses se shtetases Zeliha Sina, date 11.10.1996, procesverbali i keqyrjes se vendit te ngjarjes (banesa e shtetases Zeliha Sina) dt.11.10.1996, si dhe procesverbali per sekuestrimin e provave materiale date 11.10.1996, se bashku me tabelen fotografike, dokumentuan faktin se ne kete banese u gjet dhe sekuestrua edhe nje pistolete "Makarov", pa numer. Kjo pistolete iu nenshtrua ekspertimit tekniko-balistik, me qellim per te percaktuar nese gezhoja te ndryshme te sekuestruara, ne vendngjarje te pazbuluara te periudhes 1991-1996, ishin qitur prej saj. Krahasimit iu nenshtrua edhe gezhoja e gjetur ne vendin e ngjarjes te faktit kriminal te vjedhjes se INSIG-ut, Tirane dhe me aktin e ekspertimit nr. 1237, date 24.10.1996, u provua se pistoleta "Makarov", pa numer, ka qitur gezhojen e gjetur dhe sekuestruar ne ngjarjen e dates 21.02.1995, ku eshte vjedhur Dega e INSIG-ut Tirane. I pandehuri Kreshnik Spahiu dhe shtetasi Enkeled Agaj shpjegojne se per maskim ishin perdorur edhe corape grash. Deshmitari Arben Ocka, theniet e te cilit u kundershtuan teresisht me deklarimet e dhene gjate hetimeve paraprake sipas parashikimeve te nenit 362 i K. Pr. Penale, ka shpjeguar vec te tjerash se autoret ishin te maskuar me corape grash. Ne teresi te pandehurit dhe Enkeled Agaj, shpjegojne se per kete vjedhje eshte perdorur automjeti tip "Ford Siera". Ne banesen e te pandehurit Gezim Gjoni eshte gjetur dhe sekuestruar nje veture tip "Ford Sierra", me ngjyre blu. Ne teresi te pandehurit dhe shtetasi Enkeled Agaj, shpjegojne se shuma e parave te vjedhura ishte e vogel, tek rreth l milion leke te vjetra. Sikurse shihet ka perafersi midis shumes se deklaruar prej tyre dhe asaj qe eshte vjedhur realisht. Fakti kriminal i parashtruar dhe i provuar si me siper, duhet te cilesohet juridikisht si vjedhje me arme, e kryer ne bashkepunim midis te akuzuarve Altin Arapi, Leart Shyti, Roland Shyti dhe Kreshnik Spahiu. Pasoja e ardhur, sikurse u vleresua e provuar ishte ne shumen prej 155.061 lekesh te reja.
Grabitja me arme e firmes se gazit
Rreth fundit te muajit shkurt te vitit 1995, i pandehuri Kreshnik Spahiu i kishte folur te pandehurit Orik Shyti per nje zyre, ku shiteshin bonot e bombolave te gazit, e cila ne ate kohe quhej "Butan gaz". Ne daten 03.03.1995, i pandehuri Orik i propozon te pandehurit Altin Arapi dhe Enkeled Agaj qe te shkonin dhe te vidhnin zyren e lartpermendur, e cila ndodhej prapa 9-katesheve. Ata kane shkuar te shtepia e xhaxhait te Kreshnik Spahiut, ku kishin fshehur armet dhe atje moren dy pistoleta nje "Magnum" dhe nje "TT", si dhe dy paruke. Rreth ores 11:00, me automjetin tip "Ford Sierra", me ngjyra blu, kane shkuar prapa 9-katesheve afer nje parkingu dhe kane ndaluar automjetin te gardhi i saj. I pandehuri Orik i ka thene Enkeled Agaj qe te shkonte te blinte nje bono gazi, duke i dhene 500 leke. Kur ka shkuar per te blere bonon, Agaj ka konstatuar se brenda ndodheshin nje burre dhe dy gra dhe se mbi tavoline ishin nje fature dhe nje sasi lekesh.
Menjehere ka shkuar ne makine dhe u ka thene te pandehurve Orik dhe Altin per ato qe kishte pare. Keta te fundit kane vendosur paruket dhe te tre i jane afruar me makine portes se ndermarrjes. Pasi jane afruar te porta, Oriku dhe Altini kane zbritur nga automjeti dhe kane shkuar te vendi ku ndodhej zyra, ndersa Enkeled Agaj ka vazhduar me tej. Ne zyre kane gjetur deshmitaret Mirjana Muharremi, Arben Gjini dhe Selvije Shkalla, te cilet po numeronin parate e xhiros te disa diteve, qe kishte sjelle deshmitari Arben Gjini. Te pandehurit fillimisht u kane drejtuar armet deshmitareve, duke ua vendosur tytat e tyre, prane kokes. Me pas njeri prej tyre ka rrembyer nje sasi parash prej 430 mije lekesh qe ishin mbi tavoline dhe jane larguar. Pasi kane kaluar te tuneli para pallatit, te pandehurit kane bere nje pjese rruge ne kembe dhe, me pas, kane hipur ne mjetin tip "Ford Sierra", duke ecur drejt Rruges se Kavajes. Te pandehurit Orik dhe Altin kane zbritur ne rrugen e Kavajes, ndersa shtetasi Enkeled ka vazhduar derisa ka mbyllur makinen te shtepia e Gezimit. Fakti kriminal i sulmit me arme, por pa qelluar me to, me qellimin per vjedhjen e pasurise nga dy persona, provohet nga deshmitaret okulare Mirjana Muharremi, Arben Gjini, Selvije Shkalla dhe Anila Liti.
Vjedhja me dhune e fabrikes se sfungjerit "Albfoam"
...Rreth dy-tre jave perpara realizimit te vjedhjes, ne kohen kur ishin ne Vlore, i pandehuri Orik Shyti u ka propozuar te pandehurve Nikolin Novruzaj dhe Altin Arapi, per te realizuar vjedhjen e fabrikes se sfungjerit, te ndodhur ne qytetin e Tiranes. I pandehuri Orik ka ngarkuar te pandehurin Nikolin Novruzaj, qe ta studionte kete pune.
Pas njefare kohe ne daten 15.06.1995, ne mengjes, i pandehuri Nikolin ka ardhur ne Tirane, dhe eshte takuar me Orik Shytin tek nje lokali i quajtur "Lozana". Te pandehurit kane bere planin per vjedhjen e fabrikes se sfungjerit dhe per kete qellim, i pandehuri Nikolin ka shkuar tek shtepia e te pandehurit Gezim Gjoni ku ka marre mjetin tip "Ford Siera", me ngjyre blu. Me pas te pandehurit jane takuar tek banesa e marre me qira, e ndodhur ne afersi te kryqezimit te "Tirana e Re", tek lokali "Aulona", ku kane marre te pandehurin Altin Arapi dhe Enkeled Agaj. Tek kjo banese Nikolini dhe Altini kane marre nga nje pistolete tip "TT", si dhe paruket qe do te perdornin per maskim ne momentin e vjedhjes. Rreth ores 12:40, ata kane shkuar ne afersi te fabrikes se sfungjerit, e cila ndodhej prane ish-Kombinatit te drurit "Misto Mame". Fillimisht Enkeled Agaj ka hyre brenda per te studiuar situaten, me pas i ka hequr targat automjetit dhe me automjetin pa targa kane hyre ne oborrin e fabrikes. Te pandehurit Altin dhe Nikolin kane dale nga automjeti, kane vendosur paruket dhe kane hyre ne ambientet magazines, ndersa Agaj ka qendruar ne drejtimin e automjetit, gati per t'u larguar. Njeri nga te pandehurit ka hyre tek arka ku ishte deshmitarja Marianthi Raveli, te ciles i ka vene pistoleten ne koke dhe pasi ka kercenuar personat e tjere te pranishem, deshmitaret Renata Qatipi, Jeta Shashaj dhe me pas kane marre nje sasi prej 941.000 lekesh, jane larguar me shpejtesi duke hipur ne automjetin tip "Ford Siera", me ngjyre blu, te drejtuar nga Agaj. Pas vjedhjes, te pandehurit i kane vene targat e makines ne nje nga rrugicat para se te dilnin te stadiumi "Dinamo" dhe menjehere pas saj kane shkuar te shtepia e marre me qira te Tirana e Re, ku i kane dorezuar shumen e vjedhur te pandehurit Orik Shyti. Shuma e vjedhur eshte ndare midis tyre, ku Nikolin Novruzaj ka marre 350.000 leke, Enkeledi 40.000 leke dhe pjesen tjeter Orik Shyti dhe Altin Arapi. Fakti kriminal i sulmit me arme, por pa qelluar me to, me qellim vjedhjen e pasurise te shoqerise "Albfoam", nga tre persona, u provua nga deshmitaret okulare Marianthi Raveli, Renata Qatipi, Jeta Shashai, Alfred Mehmeti dhe Myftar Domi.
Rojet zbardhen skenen e krimit, nje u demtua
Pas ngjarjes se ndodhur, prokuroria ka marre edhe deshmite e rojeve te INSIG per sulmin me arme, me qellimin per vjedhjen e pasurise nga kater persona te maskuar. Deshmitaret Kozma Parangoni dhe Arben Ocka kane rrefyer veprimet e kater te dyshuarve duke dhene karakteristikat, por se nuk i kishin njohur autoret. Sipas prokurorise rojet kane shpjeguar se jane kercenuar nen arme dhe madje Paragoni eshte demtuar lehte nga goditjet gjate grabitjes ne arken e INSIG. "Ky fakt provohet nga procesverbali i keqyrjes se vendit te ngjarjes date 21.02.1995, se bashku me tabelen fotografike, provoi faktin e gjetjes se nje gezhoje ne karrigen qe ndodhet perballe me tavolinen e zyres ku ndodhet kasaforta, njollave te gjakut, te shperndara mbi tavoline, karrige dhe dysheme, nje predhe te ndodhur ne dysheme", thuhet ne dosjen e organit te akuzes. Po keshtu, mesohet se eshte bere akti i ekspertimit balistik te gezhojes nr. 156, date 24 shkurt 1995, qe sipas akuzes i perkasin fishekeve te kalibrit 9 mm, qe perdoren nga pistoletat "Makarov". "Disponohet edhe akti i ekspertimit mjekoligjor i te demtuarit Kozma Parangoni, date 24 shkurt 1995, qe provoi faktin e demtimit te ketij shtetasi, demtim i cili futet ne kategorine e demtimeve te lehta", thuhet ne dosje.
- Opinioni juaj...